Rama ndeshkon qytetaret per inat te qeverise
Tirana ne terr
Kur mbare kryeqytetet e botes jane veshur nga drita vezulluese ne prag te festave te fundvitit metropoli shqiptar gjithnje e me shume perngjasin me ate te zonave geto kudo erresire. I mbytur ne terr bulevardi i Tiranes por dhe disa zona te tjera te kryeqytetit mbreme kane ofruar nje pamje aspak dinjitoze per nje vend Europian.
Ne menyre flagrante Bashkia e Tiranes ka vendosur te lere ne terr banoret e saj duke mos ndricuar bulevardin dhe rruget e kryeqytetit nje forme presioni kjo ndaj pushtetit qendror pas ndryshimeve te bera ditet e fundit nga legjislativi ne ligjin per taksat e pushtetit vendor por qe pikesepari bie mbi kurrizin e qytetareve qe jane taksapagues te rregullt te taksave lokale.
Sipas burimeve te rezervuara te bashkise presioni ndaj qeverise per fondet e pushtetit lokal eshte dhe arsyeja se urdhri i dhene per te nderprere ndricimin e rrugeve te Tiranes eshte nje mjet kercenimi per qeverine qe sipas Rames pas futjes se dores ne arken e pushtetit lokal tashme nuk ka me para as te paguaje detyrimet e saj ndaj qytetareve per ndricimin e Tiranes. Por pyetja qe lind pas ketij skandali te radhes se Bashkise se Tiranes ka te beje me faktin se cilido prej nesh paguan ne arken e pushtetit lokal nje shume te caktuar per te gjitha sherbimet qe ky institucion na ofron. E ndersa Bashkia na vjel rregullisht taksat per ndricimin apo gjelberimin madje dhe na gjobit kur vonohemi ne pagesa atehere qendrimi i radhes i kryebashkiakut duke lene ne terr Tiranen eshte nje eksperiment tjeter i shemtuar ndaj pushtetit qendror e qe si gjithnje penalizon qytetaret.
Pragfestat kryeqyteti shqiptar pa asnje zbukurim/Pamjet e kryeqytetit vetem pak dite nga festat e Nentorit dhe pak jave larg festave te fund-vitit ofrojne nje Tirane te zymte te ftohte si vete stina e dimrit. Peme te padekoruara vitrina te medha dhe te vogla qe nuk percjellin asnje imazh te kryeqytetit ne prag festash. Perkundrejt atmosferes se zymte ne Tirane kjo eshte panorama festive qe ofrohet ne mbare boten ne prag festash. Edhe pse qytetet me te medha europiane kaluan nje krize ekonomike efektet financiare te se ciles nuk ishin pare me pare prej dekadash ato mbeten serish te zbukuruara.
Bashkite e ketyre qyteteve nuk mendojne dy here kur puna vjen te festat. Tradita e zbukurimit ndiqet me devotshmeri madje me fanatiket kane menduar me heret per gjithcka pa mbaruar ende muaji Nentor. Por cfare ndodh me ne A thua kete vit do te na duhet te kenaqemi me dekorin e lokaleve dhe dyqaneve qe mesa duket jane te vetmit fanatike qe nuk harrojne te zbukurojne ambientet nderkohe qe Bashkia ka harruar te beje punen e saj
Bashkia nuk ka menduar ende per pemen e Krishtlindjeve qe vendin e ka patur aty ku sot kryhen punime ne sheshin Skenderbej. E te mendosh se Shqiperia eshte nga te vetmet vende qe nuk eshte prekur nga kriza financiare boterore nje arsye me shume per te festuar e per tu sjelle qytetareve atmosferen festive ne rruge dhe kudo.