E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur ndahet nga jeta nje shok...

22-11-2010 / Nga Eden Babani Bruksel

Sa e rende qenka te marresh nje lajm te hidhur prej vendlindjes
Ylli u nda nga kjo jete.
E kisha provuar perpara hidhesine pa skaj kur me la xhaxhai tezja kusheriri... Zija rendoi ne shpirt sa vete bota me male e me fusha me pyje e lumenj me dete e oqeane. Jo se nuk e prisja lajmin e zi per shokun tim te mire. I renduar nga e mallkuara semundje e Parkisnonit ai po kalonte ditet e fundit te jetes ne nje klinike te denje per ate vete per jeten e tij te dallgezuar prej kucedres komuniste dhe per familjen se ciles iu perkushtua do te thosha heroikisht.
...Por kur u ndaka nga jeta nje shok zija marrka nuanca tjetersoj. Nje me hidherimin te buiskan edhe kujtimet...
Ishte mesi i viteve 50 kur u njoha me Ylli Boren. Sapo ia kisha kthyer krahet rinise se pare. Ai po kapercente pragun. Une mesues i ri i matematikes i sapoemeruar ne shkollen shtatevjecare te Skeles. Ai maturant ne gjimnazin e Vlores. Na lidhi mosha sidomos fatet dhe mendimet e perbashketa. Une nip i gjyshit te pushkatuar per motive politike strukur nen cadren e babait tim mjek ish-i internuar ne Porto-Romano prej pushtuesve fashiste. Ylli zbuluar nen rrebeshin e furishem te luftes se klasave si bir i xha Sadikut i burgosur per motive politike. Rrodhen vitet. Here ne ndertim here pa pune me ne fund edhe ai ia gjeti anen te fuste kembet ne arsim ne fshatra nga me te largetat atje ku hante pula gur dhe ku zor se pranonte kush te shkonte qofte edhe si arsimtar. Me vullnet te jashtezakonshem Ylli iu vu universitetit me korrespondence. Ishte i pasionuar pas letersise dhe ia doli mbane me sukses.
Ato vite te paharruara ndoshta me te bukurat qe kam perjetuar deri sot Ylli u njoh me Fatimken nje kusheriren time arsimtare e re emeruar prej Korce ne Drashovice te Vlores. Ata u dashuruan dhe u martuan brenda nje kohe te shkurter. Gjeten njeri-tjetrin sic kishin enderruar ne endrrat e tyre rinore. Ia vlen te kesh Fatimen ne barrikade ndash thoshte Ylli asohere sa here gjuha na shkonte te liria e grabitur dhe mendja na conte ne barrikadat e Parisit te Mariusi e Kozeta ashtu sic i perfytyronim ato skena permes veprave te Hygoit te cilat i perpinim me nje etje qe smund te tregohet.
Njeri me tjetrin na mblidhnin pushimet e veres sidomos te dielat. Ato ishin ditet me te kendshme te atyre viteve. Une mesues ne Skele Klitoja punetor ne Kriporen e Skrofotines dhe Burimi punetor i Ndermarrjes se Ndertimeve Perlat Rexhepi perbenim treshen e me te rriturve. Bedriu Ylli dhe Fredi sapo te dale nga bankat e shkolles se mesme treshen e me te rinjve. Mengjeseve ne te tre prej njeres ane ata te tre prej tjetres te gjashte na bashkonin Gurjet te Tuneli i Ujit te Ftohte a kumi i Plazhit te Vjeter. Mbremjeve na mblidhte gota e birres.
Pastaj jeta na ndau. Burimin e hodhi ne burgun e dyte politik thua se nuk ishte mjaft i pari i moshes 17-vjecare. Diktatura i taksi te dytin me te njejtat akuza absurde per te njejtat faje se e donte Lirine si driten e syve se i donte Vloren e Shqiperine me teper se veten. Klitoja i sakatuar fizikisht sepse e urdheruan te udhetonte mbi kamion nje me hekurat do te merrte bastunin qe nuk do ta leshonte prej dore derisa nderroi jete. Ylli dhe Bedriu moren malet fshatrave te Vlores mesues te perbuzur nga regjimi aq sa Bedriu do te internohej e do ti binte kazmes ne Kocul ne fshatin e tij te origjines. Fredi u degdis grykes se Vjoses dhe maleve te Dangellise. Une fshatrave te Kavajes.
Ishin vitet kur secili prej nesh po mendonte per te krijuar familjen. Dikush e kishte krijuar dikush lundronte ne ato ujera. Por familja te imponon kufizime ne jete te imponon detyrime. Secili i lidhur pas punes secili peng halleve. Megjithate puna dhe hallet familjare nuk jane pengese e pakapercyeshme per ata qe kane lidhur miqesine me fije qe edhe vdekja zor se i keput.
...Kur ndahet nga jeta nje shok kujtimet shkaperderdhen neper vite. Dhe vitet qe do te vinin do te na mblidhte here pas here Vlora sic pula mbledh zogjte e shperndare neper zabel.
Ylli pasi bleu me borxhe nje katua guri ne Centrale deri atehere strehe e dhenve dhe e dhive do tia hynte ndertimit te nje shtepie ne vend te katoit. Ishte nje ndermarrje sa e guximshme aq edhe e veshtire per tu perfytyruar. Duheshin pastruar kakerdhite e duhej hequr plehu i staxhionuar prej vitesh. Duhej levizur kushedi se sa metra kub dheacute nga kodra qe i rrinte siper kercenueshem catise se ardhshme. Duheshin tulla tjegulla gelqere cimento hekura uje... Duhej e cfare nuk duhej. Ec e ti gjeje asohere gjithe ato lende ndertimi. Ec e ti mblidhje te gjitha njeheresh edhe sikur ta kishe qesen plot jo te ndieje ne ndergjegje rendesen e borxhit qe duhej lare... Me karroce dore e mbajti dheun deri ne bregdet perballe Shkolles se Marines. Dy-tri karroca kete jave dy-tri javen tjeter kur kthehej nga fshati. Me po ate karroce mbajti ujin deri lart. Zbriste plot ngjitej plot. Me shoke e miq ngriti muret dhe hodhi catine shtroi sheshin me cimento dhe vuri dyer e dritare. Pastaj duhej gdhendur kodra duhej bere shkalle-shkalle per te mbjelle limona e portokaj per te vene pjergulla se helbete nje dite do te mblidheshin shoket atje pa atyre ua kishte enda nje pike raki nje gllenjke vere. Puno ai puno Fatimka. Puno ne fshat si mesues. Puno ne lagjen Centrale te Vlores si argate. Nuk di se kur perfundoi ajo foleze dashurie e dhimbjeje nuk di sa kohe u punua atje madje nuk di edhe nese perfundoi ndonjehere teresisht sado qe ne e vizitonim cdo here e me te befasuar ndersa i lumturoheshim detit Sazanit Karaburunit perendimeve zjarr te diellit mesdhetar... Sepse Ylli kishte gjithnje ide projekte te reja deshira pambarim. Vajzat Diana dhe Etleva do te rriteshin e do te shkonin ne fatin e tyre por Migeni do te krijonte familjen atje ne Centrale prane prinderve qe u rropen sa ne fshat ne qytet.
...Kur ndahet nga jeta nje shok nuk mund te mos kujtosh boten e tij shpirterore pasionet e tij per artin. Ylli ishte i dashuruar pas letersise jo me pak se pas familjes. Nuk ngopej se lexuari nuk ngopej se hedhuri ne leter ato cka e nxitnin shpirtin e tij prej artisti. Shkroi vjersha tregime skica novela drama. Por ato nuk e pane driten e botimit sa gjalloi diktatura. Emrin e Ylli Bores ajo e kishte shkruar ne indeks. Cau a ndau ai te vinte ne skene dramat e tij per ngjarjet e Nentorit 1912 per Luften e Vlores me 1920. Sa me komisione e sterkomisione artistike ne Vlore aq me kritike e personalitete letrare ne Tirane. Por censoret benin rolin e Sfinksit. Edhe nese do tua kishte hedhur sic Edipi ia hodhi perbindeshit ne portat e Tebes tragjedia do te kishte qene e pashmangshme sic nuk do ta shmangte dot Edipi Mbret. Fatin e Edipit e kishin paracaktuar Perendite e pavdekshme te Olimpit. Fatin e Yllit zvarraniket e dosjeve te Zeusit shqiptar... Me kujtohet nje keshille qe i kishte dhene asohere Yllit profesori dhe miku yne i perbashket i ndjeri Kudret Velca Ndersa ne qe jemi brenda perpiqemi te dalim nga rrethi vicioz ku jemi mbyllur ti kerkon te futesh ne te. Kujdes...
...Kur ndahet nga jeta nje shok ska sesi te mos ndalesh edhe ne vlerat e personalitetit te tij si atdhetar si demokrat antikomunist. Ne fillimin e proceseve demokratike Ylli dhe shoku i tij i hershem Bedriu u gjenden ne balle te levizjes per liri demokraci e prosperitet. Ishte kushtrimi i te pareve qe i ngriti ne kembe. Per nje kohe Bedriu kryetar dhe Ylli sekretar drejtuan Degen e Partise Demokratike tecirc Vlores deri qe njeri per arsye familjare tjetri per arsye shendetesore iu larguan jetes politike. Pasketaj edhe se i goditur nga semundja e pasherueshme e Parkinsonit Ylli iu perkushtua pasionit te tij per artin e kulturen duke qene per nje kohe ne krye te Klubit Kulturor Ali Asllani.
...Kur ndahet nga jeta nje shok njeriut i lind deshira te cmallet me dicka blatuar prej tij me nje relike me nje perkushtim. Me duar qe me dridheshin dhe me dhimbje qe smund ta tregoj dot hapa sot librin e Yllit Gjenerali i dosjeve Vlore 2003 ku stigmatizohen me nje ironi therese dukurite e regjimit komunist vecanerisht figura e urryer e nje shefi te kuadrit.
Bardhes dhe Edenit me mall... Ylli - lexova me lot ne sy.
Nuk u cmallem dot heren e fundit qe isha ne Shqiperi i dashur Ylli. Ishe aq i renduar sa edhe vizita e fundit tek ti mu duk e tepert ndonese si perhere buzeqeshja ste mungoi. As batutat e tua fine plot mendim e humor te kendshem qe te bejne per vete e ste hiqen nga mendja nje kohe te gjate.
...Por ja qe kur ndahet nga jeta nje shok njeriut i bie ndermend se jemi te vdekshem. Pavdekesia eshte atje ku prehet sot shpirti yt i paster. Atje do te takohemi serish te gjithe i dashur Ylli ne Pavdekesi...

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›