E Diel, 1 Nëntor 2026

Intensifikohet levizja Te ikim nga plevica antievropiane e Edvinit

22-11-2010 / Nga Leonard Quku

Sndalet hemorragjia ne PS. Ikin 350 anetare te deges se Lushnjes se bashku me kryetarin e Bashkise dhe bashkohen me degen vendore te LSI-se. Ish-socialistet deklaruan se smundnin te identifikoheshin me linjen e Edi Rames e cila ishte kunder integrimit dhe po i turperonte ata edhe para familjeve te tyre

Partia Socialiste sshmang dot krisjet e saj te brendshme si pasoje e keq-drejtimit te kryetarit aktual te vetequajtur lideri i opozites Edi Rama. Pas largimit te deputetit te qarkut te Gjirokastres Vangjel Tavo nga grupi parlamentar socialist ka ardhur radha e drejtuesve vendore te Lushnjes qe te ndermarrin nje vendim te logjikshem per tu distancuar perfundimisht nga Partia Socialiste dhe ideologjia e saj drejtuese duke u rikthyer ne strukturat e Levizjes Socialiste per Integrim.
Argumenti i kesaj levizje ka qene i prere dhe vendimtar. PS prej nje kohe te gjate jo vetem qe skujdeset per interesat e degeve te saj lokale por perkundrazi ka ngjallur nje fryme armiqesore ndaj perfaqesuesve reale socialiste si dhe nga ana tjeter ka mohuar dhe vazhdon te mohoje kontributin per interesat kombetare.
Nisur nga ky fakt edhe pse jo te lehte per tu aprovuar si dhe deklaruar kryetari i bashkise Lushnje nje prej ish funksionareve kryesore te deges se PS-se atje Albert Sanxhaku deklaroi dje publikisht distancimin nga linja e mbrapshte politike e Partise Socialiste per tu ri-integruar ne Levizjen Socialiste per Integrim force kjo ne bashkeqeverisje me Partine Demokratike dhe aleancen e djathte ne pushtet.
Nderkohe pritet qe edhe ne deget e tjera lokale te PS-se te kete reflektim si dhe nje vendim te shpejte per largimin nga dhuna sistematike e linjes eunuke qe udheheq kryesocialisti Rama bashke me ndjekesit e tij qe mendjen e kane te dhuna nga mengjesi deri ne darke. Jo pa arsye Edi Rama perdor figurante si Spartak Ngjela Nard Ndoka apo edhe Erjon Veliaj thjesht e vetem se sjane perfaqesues te asnje lloj vlere demokratike te majte apo te djathte dhe kurrsesi smund te vihen perballe pergjegjesise se moralit politik. Ne kete sens apeli per daljen nga bunkeri i izolimit per te gjithe socialistet e vertete eshte nje apel publik dhe i vlefshem mbi bazat e arsyeshmerise se vijimit te perspektives se integrimit evropian.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›