E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse Edi Rama nuk ben transparente viziten e tij ne Bruksel

22-11-2010 / Elda Tomani

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama zhvilloi ditet e fundit nje vizite ne Bruksel gjate se ciles u takua me komisionerin e Bashkimit Evropian per Zgjerimin Stefan Fyle. Ne lidhje me kete takim lideri i opozites Rama nuk ka dhene asnje deklarate per mediat dhe nuk ka zbuluar asgje rreth diskutimeve qe beri me komisionerin e Bashkimit Evropian per Zgjerimin Stefan Fylen. Ato pak gjera qe u bene te ditura nga ky takim ishte diskutimi i krizes politike dhe gjetja e nje zgjidhje e cila do te mundesonte njeherazi transparencen e zgjedhjeve te fundit dhe nisjen e reformes zgjedhore por kjo nuk mjafton kurrsesi.
Por sic mesohet edhe ky diskutim i kryetarit te opozites Rama me komisionerin per Zgjerim Fyle nuk ka sjelle asgje te re por megjithate Rama duhet te reflektoje pas ketij diskutimi per zgjidhjen e ngercit politik qe i ka shkaktuar politikes shqiptare. Gjithashtu behet e ditur se ne kete takim Rama ka ngritur si ceshtje me komisionerin Europian edhe nje ceshtje tjeter qe prek interesat politike te tij. Shqiperia ka nevoje urgjente te zgjidhe krizen politike e cila ka me shume se 18 muaj qe mbahet peng nga opozita shqiptare duke bojkotuar ligjet dhe duke mos i votuar ato duke mos hyre ne parlament dhe duke vazhduar me linjen e tyre te vjetruar dhe me strategjine e deshtuar te mos pranimit te zgjedhjeve te 28 qershorit te 2009-es. Dhe e gjitha kjo per shkak te liderit te opozites i cili ka deshtuar ne cdo pike dhe madje po braktiset edhe nga vete socialistet dhe ata qe dikur e perkrahnin.
Gjate takimit ne Bruksel kreu i opozites Rama i shprehu komisionerit Fyle mirenjohjen e PS per mbeshtetjen qe Komisioni Europian dhe vendet anetare u dhane shqiptareve duke liberalizuar vizat nderkohe qe te gjithe shqiptaret e dine fare mire se Partia Socialiste permes intrigave strategjive bllokuese dhe politikes se rruges qe ka ndjekur deri me sot e vazhdon ta ndjeke eshte bere penguese per kete vendim i cili erdhi fale reformave te ndermarra nga qeveria Berisha. Nderkohe qe refuzimi i BE-se per statusin kandidat te Shqiperise erdhi pikerisht nga politika e ndjekur nga kreu i opozites Rama i cili ne vend qe te jepte kontributin e tij per liberalizimin e vizave dhe integrimin u be pjese penguese ndersa kete fundjave na paraqitet me nje fytyre tjeter duke u shpalosur prane zyrtareve te Brukselit me te cilet mundohet te jete konstruktiv dhe i pranueshem.
Por edhe pse kaluan 2 apo 3 dite Edi Rama vazhdon te mos informoje opinioni publik dhe ate mediatik mbi ate qe mori ne Bruksel. Per te shuar dyshimet e kuriozeve dhe kureshtareve Edi Rama do te bente mire te zgjidhte rrugen me te drejte te bente transparente viziten ne Bruksel.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›