E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çavez: Në pushtet deri në 2031

Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, ka thënë se do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2031.

Çavez, 57-vjeç, ka ardhur në krye të vendit 13 vjet më parë dhe planifikon të kandidojë për rizgjedhje në zgjedhjet e tetorit.

Lideri i majtë ka thënë se “Venezuela, në historinë e saj 200-vjeçare, kurrë nuk ka kaluar nëpër një proces të tillë demokratik”, ashtu siç po ndodh nën udhëheqjen e tij.

Nga ana tjetër Opozita ka thënë se do të zgjedhë kandidatin e saj në zgjedhjet që do të mbahen me 12 shkurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›