Rama në Athinë, takohet me kryeministrin Samaras
Pas Stambollit, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë Edi Rama ka vizituar kryeqytetin grek, Athinën ku është takuar me kryeministrin Antonios Samaras.
Në një mesazh në profilin e tij në Facebook, Rama është shprehur se me homologun e tij grek është diskutuar për nisjen e një kaputulli të ri mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Athinë. Rreth 1 orë me kryeministrin Samaras për t’u njohur e diskutuar në funksion të një kapitulli të ri në marrëdheniet mes dy vendeve ka shkruar Rama.