E diel relaksi për Berishën, muzikë rock and roll dhe krenari
Më në fund, kryeministri në largim, Sali Berisha, nuk ka hedhur si zakonisht statuse plot vrer dhe akuza ndaj kundërshtarëve politike, pordy video me muzikë rock and roll. Të paktën sot e ka relaks, ashtu siç shkruan edhe vetë,. Nesër pastaj, me siguri që do të vijojë me akuzat e tij.
Sot e diel, pak relaks
Të dashur miq, sot herët nisa ditën duke dëgjuar dy këngë të hershme rock të Paul Lekës, njëra Greene Tambourine, një hit i madh dhe themeluese e muzikës bubblegum dhe tjetra, Na na na hey hey hey kiss him goodbye, një nga hitet më të famshme në historinë e Rock and Roll, e cila u shndërrua dhe është dhe sot një himn botëror në ndeshjet e futbollit e që është përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Cilido nga ju miqtë e rrokut mund ti dëgjojë këto dy këngë dhe në një gjest krenarie për shqiptaro- amerikanin Paul Leka që bëri emër të madh në muzikën rock ti postojë ato tek të gjithë miqtë e tij të rrokut në FB. Paul Leka performoi në disa grupe të mirënjohura të rrokut. Ai shkroi dhe kompozoi, vetëm ose me kolegë të tij, hite të famshme që kanë fituar çmime nga fundi i viteve 60 deri në Grammy të vitit 2013. Ai ishte producent i disa prej këngëve më të njohura te H. Chapin, S. Ëonder, G.Gaynor, K.Kristofersson, R.Cooligde etj Por duket se Na na na hey hey hey kiss him goodbye do mbetet dhe trashëgimia e tij e kulturore e pavdekshme! Sb, shkruan Berisha në Facebook./b.l