Sarandë, gjendet pa ndjenja në rrugë një 35-vjeçar
Një 35-vjeçar është gjetur në gjendje kome në një rrugë në qytetin e Sarandës.
Burime nga policia bëjnë me dije se 35-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është gjetur pa ndjenja në anë të rrugës.
Nga kqyrja që iu bë u konstatua se i riu është goditur me mjete të forta në kokë dhe për këtë arsye ka humbur ndjenjat e ka rënë në gjendje kome.
Mësohet se 35-vjeçari është transportuar në Spitalin Ushtarak për një ndihmë më të specializuar.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.