E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Berat Kusaret e vertete ne qeveri

Ne ndalesen ne qytetin e Beratit, Edi Rama u ndal tek ajo qe Partia Socialiste e konsideron si vjedhja me e madhe e qeverise te pasurise publike. Shpallja per privatizim e 1280 aseteve te fundit publike, nuk jane gje tjeter vetem grabitja me e fundit e pasurise se perbashket nga oborri i qeverise, deklaroi Rama ne te kete takim ne vijim te turit “Fajin e ka Saliu”.

“Janë pasuri me të cilat pa as më të voglin dyshim mund të ushqeheshin qindra mijëra familje. Mund të kishin një jetë më të sigurt qindra e mijëra shqiptarë që sot jetojnë ankthin e pasigurinë e papunësisë e të rritjes së çmimeve. Të gjitha këto pasuri regjimi vrastar i kusarisë kërkon t’i kthejë në pasuri të vetat dhe fajin e ka Saliu” tha Rama.

Rama tha se e vetmja shprese per vendin eshte Partia Socialiste, qe do te hape mundesite per çdo shqiptar qe nuk jeton ne oborrin e qeverise.

“Sot nuk ka punë, sot nuk ka shpresë, sot nuk ka siguri, sepse sot në Shqipëri nuk ka konkurrencë, fajin e ka Saliu. E pikërisht sepse ne duam t’i japim Shqipërisë të gjitha rrugët e konkurrencës dhe shqiptarëve mundësinë që me talentet e dhuntitë e tyre të jashtëzakonshme të përfitojnë nga këto rrugë, e vetmja rrugë është Partia Socialiste dhe në rrugën e PS çdo shqiptarë do të gjejë mundësinë që meriton për të jetuar më mirë dhe për të rritur fëmijët e tij më i sigurt” tha Rama.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›