PS per arrestimet Kusaret e vertete ne qeveri
Partia Socialiste reagon pas arrestimeve të kryera një ditë më parë ndaj 11 personave me akuzën për kontrabandë nafte. Deputeti Eduard Shalsi tha se tashme eshte e qarte per te gjithe shqiptaret se nafta ka rene ne duart e nje bande. Ne pranga tha ai “ka rene vetem hajdutet por jo kusaret e vertete qe jane ne qeveri”.
“Ishte e qartë për një pjesë të shqiptarëve, tashmë besojmë se është e qartë për të gjithë se nafta shqiptare ka rënë në duart e një bande që ka këmbët, duart dhe kokën në oborrin e regjimit të kusarisë. Fajin e ka Saliu. Saliu dhe njerëzit shumë afër tij, që rrjepin përmes kësaj bande çdo vit 80 milionë euro. Një tregti, e paralajmëruar prej kohësh si një biznes i paligjshëm dhe me përfitime të majme në kurriz të shqiptarëve. Por të mos harrojmë se në pranga kanë rënë hajdutët që ekzekutonin grabitjen e naftës, ndërsa kusarët e vërtetë që hapnin shtigjet, me policë dhe me xhandarë taksash dhe tatimesh janë në qeveri e në parlament. Saliu, Luli, Bodja, motra Vokshit duhet të japin llogari para shqiptarëve për këtë kusari marramendëse” tha Shalsi.