Termeti ne Japoni lekundjet rregjistrohen edhe nga stacioni i Tiranes

Tërmeti katastrofik që lëkundi Japoninë, i konsideruar si më i fuqishmi pas atij të Kilit hyn në ato tërmete që ndodhin një herë në 100 vjet. Sizmiologët shqiptarë të bazuar ne studime thonë se shumica e tërmeteve me një magnitutë të tillë ndodh nje here ne 500 apo 1000 vjet, por me Japoninë ka ndodhur ndryshe pasi ajo ben pjese në ate që njihet si harku i zjarrtë i Paqësorit.
“Është një tërmet i lidhur kryesisht me fenomenin gjeologjik që ka ndodhur ose që ndodh vazhdimisht në harkun e zjarrtë të Paqësorit. Njëra pllakë, ajo e Paqësorit, futet nën pllakën kontinentale dhe është një fenomen që në sizmiologji njihet si zhytje apo si saduksion. Tërmete kaq të fuqishëm përsëriten një herë në 500 apo 1000 vjet. Rreth 75% e aktivitetit të ndodhjes së tyre për një zonë të caktuar është studiur në mbarë botën që është mbi 100 vjet” thotë sizmiologu Edmond Dushi.
Lëkundjet në Japoni do të vazhdojnë ende. Madje sizmiologët thonë se lëkundjet pas tërmeteve kaq të fuqishme zgjasin dhe me muaj.
“Një sekuencë e tillë duke pasur parasysh potencialin sizmik të çliruar mund të vazhdojë me ditë dhe me javë. Çfarë lag Paqësori si oqean janë subjekt i këtij aktiviteti” tha Dushi.
Tërmeti i Japonisë ështe rregjistruar nga të gjitha stacionet e sizmiologjisë në botë madje edhe nga stacioni ynë në Tiranë, çka sipas sizmiologëve tregon fuqinë e madhe që të kësaj dukurie natyrore.
Edlira Sulejmani