Skandali me naftën "Virgin" dhe 11 të arrestuarit
Hetimet e Prokurorisë zgjerojnë skandalin e naftës “Virgin”. Nga dëshmitë e marra nga 11 të arrestuarit, kanë dalë në dritë fakte të reja që implikojnë edhe persona të tjerë. Sipas burimit pranë grupit hetimor, bënë të ditur se numri i të arrestuarve mund të rritet në ditët në vijim, por pa përmendur emrat se kush janë ata. Bëhet fjalë për zyrtarë të shtetit të cilët në rastin më të keq kanë qenë pjesë e skandalit të shitjes së naftës dhe në rastin me të mirë me mosveprimet e tyre kanë lejuar shitjen e naftës. Gjithsesi akuzat ndjaj tyre, shpërdorim detyre, pothuajse është ngritur dhe anëtarët e grupit hetimor janë duke plotësur dokumentacionin për të çuar kërkesën në Gjykatë. Por cilët janë 11 të arrestuarit e ditës së premte?
Hajri Elezaj
Administrator i firmës së Karburanteve “Euroil” i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në kontrabandën e naftës. Ka qënë aktiviteti i kësaj firme, që ka realizuar këtë kontrabandë.
Ilias Fisheku
Administrator i firmës “Fisheku”. Ka qënë pjesë e këtij aktiviteti, pasi në të njëjtën kohë është dhe ortak me firmën tjetër të karburanteve, “EUROIL”.
Martin Fisheku
Bashkëadministrator i firmës “Fisheku”, i cili ka qënë ndihmës në këtë aktivitet për shitjen e naftës “Virgin” në tregun e brëndshëm si të ishte benzinë.
Bajram Fisheku
Bashkëadministrator i firmës “Fisheku”, i cili ka qënë ndihmës në këtë aktivitet për shitjen e naftës “Virgin” në tregun e brëndshëm si të ishte benzinë.
Dashamir Kasaj
Specialist tek Drejtoria e Tatimeve. Ka ndihmuar në fshehjen dhe mosdeklarimin e aktivitetit të kontrabandës së naftës.
Edmond Ferraj
Doganier në Vlorë. Ka ndihmuar në falsifikimin e dokumenteve të naftës duke bërë që ajo të rezultonte e eksportuar nga jashtë.
Flamur Merkaj
Asistent tek firma “Fisheku”. Ka ndihmuar administratorin e kësaj firme në këtë aktivitet për shitjen e naftës “Virgin” si benzinë.
Vladimir Koteci
Shofer kamioni, i cili ka transportuar naftën nga njëri qytet në tjetrin.
Gani Prençe
Shofer kamioni, i cili ka transportuar naftën nga njëri qytet në tjetrin.
Reshat Aleksi
Shofer kamioni, i cili ka transportuar naftën nga njëri qytet në tjetrin.
Kadri Hajderini
Magazinier tek firma “Fisheku”. Ka qënë ai i cili ka magazinuar naftën “Virgin” e cila më pas shitej në tregun shqiptar si e eksportuar nga jashtë, dhe shitje si benzinë.
Hetimi për këtë kontrabandë ka nisur në fillim të muajit tetor 2010, nga emisionin “Ora e Intervistës” të kanalit televiziv privat “Ora News”, datë 12.10.2010, nga deklarimet e ish Ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti. Të 11 të arrestuarit akuzohen për “Mashtrime me pasoja të rënda”, “ Shpërdorimit të detyrës “, “ Falsifikimit të dokumenteve” dhe “ Pastrimit të produkteve të veprës penale” pasi është bërë e mundur të provohet se gjatë periudhës 2007 – 2009, sasi të konsiderueshme te nënproduktit te naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si “Vergine” , është tregtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum.