Protesta përpara shtëpisë së Islamit, procedim penal për Jeta Seitajn dhe katër të tjerë

Foto nga protesta e PS para shtëpisë së Islamit
Policia e Tiranës ka nisur sot procedim penal për kryetaren e njësisë bashkiake numër 5, Jeta Seitaj, e cila bashkë me aktivistë të Forumit Rinor të PS-së organizoi protestën para banesës së deputetit Kastriot Islami katër ditë më parë.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë të ditur se përveç zonjës Seitaj, po procedohen penalisht edhe: kryetarja e Partisë Socialiste të Njësisë Nr.5, Violeta Kila, kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti si dhe shtetasit Ilir Lila, 52 vjeç dhe Kristaq Piluri 59 vjeç
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, për të cilët po punohet për identifikimin e tyre, më dt. 16 prill rreth orës 18 në rrugën Dora DIstria kanë protestuar para hyrjes se pallatit ku banon deputeti i Kuvendit, shtetasi Kastriot Islami, për arsyen e votimit te tij në Parlamentin e Republikës së Shqipërsië. Materialet hetimore ndaj të akuzuarve i kanë kaluar prokurorisë për dy veprat penale : Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme dhe Prishje e qetësisë publike,- bëri të ditur policia.
Protesta përpara shtëpisë së ish-deputetit socialist Kastriot Islami, u bë pas votimit të tij në parlament për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ, Ilirjan Muho.
20 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Protesta përpara shtëpisë së Islamit, procedim penal për Jeta Seitajn dhe katër të tjerë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email