E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Durres Qeveria sillet si organizate kriminale

DURRES- Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama u ka kerkuar socialisteve ne Durres te pergatiten per protesta masive me qellim permbysjen e qeverise.

Gjate fjales se tij ne takimin me perfaqesues te PS ne qytetin bregdetar Rama akuzoi qeverine per korrupsion dhe paaftesi ndersa shtoi se keqmenaxhimi dhe abuzimet kane shkaktuar gjendje te rende ekonomike ne vend.

Kryesocialisti theksoi me tej se Shqiperia ka degraduar ndaj sipas tij kjo qeveri duhet larguar me protesta masive.

Duke folur per kasat fiskale Rama tha se qeveria eshte e implikuar ne aferat korruptive per ti siguruar grupeve te biznesit prane saj nje fitim 40-100 milione euro.

Nderkohe Rama foli edhe per procesin e pritshem te liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare duke theksuar se Heqja e vizave nuk vjen nga Berisha por vjen si hap i Bashkimit Europian per qytetaret.

Ne takimin e radhes ne Durres kreu socialist shoqerohej nga kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci i cili ritheksoi vendimin e opozites per te votuar ligjin per Gjykaten Administrative vetem ne rast se opozita do te marre parasysh propozimet per hetimin e zgjedhjeve.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›