E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Administrative Patozi Ftoj PS te votoje neser ne Kuvend

TIRANE- Kreu i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi ne nje deklarate per shtyp nje dite para se Kuvendi te votoje ligjin per Gjykatat Administrative i ben thirrje deputeteve te PS ti bashkohen votimit te ketij ligji.

Sot jam ketu qe te ftoj edhe nje here grupin parlamentar te Partise Socialiste per te rishqyrtuar vendimin e tij per te bllokuar ligjin e Gjykates Administrative i cili eshte neser ne rendin e dites te punimeve te Kuvendit. Ftesa jone eshte e sinqerte dhe e ndershme sepse ajo ka ne thelbin e saj respektin per shtetin ligjor dhe per biznesin shqiptar konsolidimin e sistemit tone gjyqesor si dhe transparencen me te madhe te institucioneve te vendit.Ne mendojme se Partia Socialiste duhet te konsideroje edhe nje here si shume te cmuar ndihmen bujare te taksapaguesve amerikane e cila shkon e gjitha ne dobi te persosjes se sistemit tone dhe ne favor te cdo qytetari shqiptar- deklaron Patozi.

Nder te tjera thekson se votimi i ketij ligji nga opozita nuk do te sillte vetem perfitime per drejtesine por do te ishte edhe mirenjohje ndaj SHBA. Mosvotimi i tij do ishte menyra me e keqe dhe e papershtatshme per ti shprehur mirenjohjen aleateve amerikane- u shpreh Patozi.

Duke e vene theksin tek rendesia qe ka votimi i ketij ligji si per drejtesine ashtu edhe per biznesin Patozi i kujton opozites se votimi i tij nuk duhet te kushtezohet nga debatet e tjera politike.

Ky eshte nje ligj qe nuk mund te ndaje kurresesi kampet politike pasi perfituesit e tij qe jane kryesisht sipermarresit dhe te gjithe qytetaret e ketij vendi qe merren me biznes nuk mund te vecohen ne te majte dhe te djathte. Eumlshte nje fakt i pranuar nga te gjithe qe nuk mund ti ndaje ata ne te Partise Demokratike apo te Partise Socialiste- nenvizoi kreu i grupit te PD.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›