E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Durres per sherbimet publike

Kishte zgjedhur Pallatin e Kultures te Durresit per te prezantuar kapitullin e programit per Shërbimet Publike. 
Por në takimin e Ramës nuk munguan as socialistët që e ftuan kryesocialistin te dilte në shesh për miting.  Rama e quajti ndihmën ekonomike të shtetit një lëmoshë të kthyer në taksën e votës, përmes të cilës pushteti shtantazhon të varfërit që ta votojnë. Ai tregoi gjithashtu dëshiron ta përdorë fondin prej 50 mln dollarësh të ndihmës ekonomike.  Ndërsa duke u fokusuar te korrupsioni në shëndetësi, Rama përsëriti se është sistemi që korrupton njerëzit dhe jo e kundërta.  Lideri socialist theksoi se dallimi i madh mes forcës së tij politike dhe të djathtëve në pushtet, është se për të shqiptarët janë njerëz, ndërsa për mazhorancën vetëm zgjedhës të cilëve u duhet marrë vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›