E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA te shtena me arme ne Fort Knox nje viktime

Një civil që punonte për ushtrinë amerikane është viktima e vetme e të shtënave që kanë bllokuar për disa orë bazën ushtarake në Fort Knoks, Kentaki në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga të dhënat e para të policisë bëhet fjalë për një vrasje me paramendim dhe jo për një vrasje të rastësishme. Viktima është ekzekutuar në një parking dy hapa larg zyrës ku punonte. Tashmë policia amerikane është vënë në kërkim të autorit i cili dyshohet të jetë një njeri me ngjyrë dhe që udhëton me motocikletë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›