E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Elbasan, uron qytetarët për Ditën e Verës

ELBASAN- I shoqëruar nga deputetët e Partisë Socialiste të qarkut të Elbasanit, kreu i PS-së, Edi Rama uroi të gjithë shqiptarët nga ky qytetet që vera të sjellë mbarësi dhe pjesa tjetër e vitit të jetë më e mirë për shqiptarët.

“Të kenë sa më shumë diell e dritë në shtëpitë e tyre, në rrugët e jetës dhe për familjet. Le të shpresojmë se do të ketë ditë më të mira përpara, ku së bashku do të bëjmë gjithçka është e mundur për të kapërcyer krizën dhe të gjitha ato pengesa, që duhet të kapërcejmë për t’u bërë pjesë e familjes europiane",u shpreh Rama duke theksuar se familjet shqiptare po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak të krizës ekonomike.

“Dita e Verës festohet dhe në Tiranë, por rrënjët kjo traditë e bukur i ka këtu, në Elbasan”, u shpreh sot kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në Elbasan.

Atmosfera e ditës së verës në Elbasan ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ku vetëm në bulevardin kryesor të qytetit, janë mbledhur mijëra qytetarë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›