Rama në Fier në takimin me gazetarët

Kreu i PS-së, Edi Rama ndalet sot në qytetin e Fierit me panelin e gazetarëve dhe anëtarët socialistë në këtë qytet, për të shpjeguar arsyet e protestës.
Ky tur i nisur me Tiranën, ku Rama i është përgjigjur pyetjeve të medias lidhur me arsyet e bojkotit dhe qëndrimin e opozitës, do të shtrihet në të gjithë vendin dhe mbahet ndërkohë që palët janë në pritje të zhvillimit të tryezës së dialogut për zgjidhjen e krizës.
Kryesocialisti Rama ka zhvilluar një takim edhe me gazetarët në Durrës.