Zidane dhe Francescoli, pjesë e një Reality Show
Francezi Zinedin Zidane dhe uruguajani, Enzo Francescoli, do të marrin pjesë në një Reality Show, gjatë të cilit do të përzgjidhen futbollistë të rinj, nga 16 vjeç e lart. Fituesi i këtij spektakli do të marrë pjesë në grumbullimin para sezonit tek Reali i Madridit. Programi do të realizohet në një palestër të Madridit, por do të ketë ndalesa edhe në vende të tjera të Europës e Amerikës Latine.