E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Mungesa e ligjit në veri na ka kushtuar shumë

Mungesa e ligjshmërisë në veri të Kosovës i ka kushtuar asaj humbje të mëdha, si në aspektin politik ashtu edhe në atë financiar, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.
Kryeministri kosovar ka theksuar angazhimin e qeverisë që drejton për zbatimin e planit për integrimin e veriut, pavarësisht ekzistimit të qasjeve të ndryshme ndaj planit në fjalë.
"Do të jemi të kujdesshëm dhe të durueshëm, por përfundimisht të vendosur për rendin dhe ligjin në Veri të Kosovës, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Plani Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës dhe Rezoluta 1244 e KS të OKB-së", deklaroi Thaçi.
Kryeministri Thaçi ka folur për përparimin e shënuar në Kosovë, por dhe problemet në takimin e Grupit Ndërkombëtar për Kosovën në Vjenë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›