Berisha ne Cerrik ben thirrje per fushate te qete

Kryeministri Sali Berisha prezantoi në Cërrik alternativën e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Servet Dusha si kandidatin për kryebashkiak të këtij qyteti. Në premtimet elektorale, numri një i ekzekutivit bëri me dije se qeveria do të bëjë gjithçka që kjo fushatë zgjedhore të jetë e përmasave evropiane.
Duke përfituar nga kjo, Berisha u ka bërë thirrje të gjitha partive politike të sillen përpara elektoratit me një gjuhë të qytetëruar.
“Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të shmangin çdo lloj dhune, çdo lloj eksesi, çdo lloj tensioni. Flamujt e partive politike janë flamujt e pluralizmit shqiptar”- tha kryeministri Berisha.
Duke vlerësuar ekonominë shqiptare, Berisha tha se ajo ka qëndruar tre vitet e fundit në krye të ngritjes ekonomike në Evropë.
“Këto vite ne ia dolëm të ndërtojmë dhe rindërtojmë mbi 8 mijë km rrugë, mbi 1200 shkolla mbi qindra kilometra kanalizime dhe ujësjellës. Kurrë ky vend nuk ka ndërtuar, nuk ka investuar, sa çka ndërtuar këto vitet e fundit. Kjo është alternativa jonë!”- tha më tej kryeministri.
Duke premtuar një sërë projektesh për Cërrikun, Berisha theksoi se nuk do të pranojë të shkuarën për të jetuar të ardhmen. Dhe këtë e bëri duke e krahasuar kreun e PS-së me dy figurat e komunizmit, Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë.
Erjon Ajazi