E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë


TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër situatën dhe angazhimin në terren.

Kryeministri takoi dhe falënderoi efektivët e Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe të gjitha strukturave të angazhuara në përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës së banorëve dhe pronës.

“ǒnuk na vret na bën më t’fortë”, u shpreh Rama.

Nga të gjiithë shërbimet pati një angazhimi maksimal në terren për përballimin e situatës së zjarreve; 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit, me mbështetjen e helikopterëve dhe avionit “Air Tractor” gjatë ditës së sotme.

Për banorët e prekur, Bashkia e Himarës po vijon identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›