E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Kavajë: T`i japim fund ndasive

Kreu i opozitës Edi Rama nga qyteti i Kavajës ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit. I shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Linda, kreu i opozitës është takaur me drejtues të komunitetit mysliman në qytetin e Kavajës.
 

Në fjalën e tij Rama ka theksuar se ka ardhur koha që të gjithë të mësojnë nga toleranca fetare e cila përcjell vlera, për ti dhënë fund ndasive në shoqëri.
 

“Të gjithë mësojmë nga toleranca fetare. Problem është ndasia pa arsye, jo njerëzore . Ne duhet t’i japim fund ndasive në shoqërinë tonë. Bashkëjetesa fetare është një vlerë që duhet përcjellë”, deklaroi Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›