KQZ miraton vëzhguesit për zgjedhjet nga mediat dhe shoqëria civile
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme, shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro projektvendimin "Për miratimin e vëzhguesve të Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK)", ku akreditoi 128 vëzhgues afatshkurtër për vëzhgimin e procesit të zgjedhor të 23 qershorit.
Gjithashtu, KQZ miratoi projektvendimin "Për miratimin e vëzhguesve të Televizionit A1 Report", duke akredituar 30 vëzhgues afatshkurtër.
Vëzhgues të Grupit Shqiptar i të Drejtave të Njeriut (GSHDNJ), KQZ akreditoi 79 vëzhgues afatgjatë. Për miratimin e vëzhguesve të Gazeta Shqiptarja.com, KQZ akreditoi 24 vëzhgues afatshkurtër. KQZ miratoi edhe projektvendimin "Për miratimin e vëzhguesve të Shoqatës e Drejta Ndërkombëtare e të Drejtave të Lirive të Njeriut (DNDLNJ)", ku akreditoi 90 vëzhgues afatgjatë dhe 105 vëzhgues afatshkurtër.
Ndërsa për vëzhguesit e qendrës të Drejtat e Njeriut në Demokraci (QDNJD), KQZ akreditoi 14 vëzhgues afatgjatë.
Gjatë kësaj mbledhjeje, KQZ miratoi edhe projektvendimin “Për një shtesë në vendimin nr.429, datë 17.05.2013, "Për miratimin e vëzhguesve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve të datës 23 Qershor 2013”. KQZ akreditoi 8 vëzhgues afatgjatë për vëzhgimin e procesit të zgjedhor të 23 qershorit. Një tjetër vendim i KQZ-së ishte edhe projektvendimi "Për miratimin e vëzhguesve të Shoqerisë Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (SHNDNJ)", për vëzhgimin e zgjedhjeve të datës 23 Qershor 2013". KQZ akreditoi 144 vëzhgues afatgjatë për vëzhgimin e procesit të zgjedhor të 23 qershorit.
(m.a/BalkanWeb)