U kap për drogë në Kavajë, 37-vjeçari lirohet për mungesë provash
DURRES - Një prej dy të arrestuarve të operacionit të bujshëm “Sfida”, i realizuar në 7 qershor, ku u sekuestruan 500 kg kanabis sativa nga Lazarati, është lënë i lirë në sallën e gjyqit.
Gjykata e Durrësit në masën e sigurisë për dy të arrestuarit, 37-vjeçarin Gentian Malindi nga Durrësi, dhe 32-vjeçarin Ervis Bardhi nga Elbasani, ka vendosur të lirojë për mungesë provash durrsakun e ndaluar nga policia.
Gjykatësja e çështjes Shpëtime Pitaku, pasi dëgjoi palët e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e 37-vjecarit Malindi, dhe ka lënë në burg, deri në përfundim të hetimeve, 32- vjeçarin nga Elbasani, ndërsa vendosi që çështja të transferohet për në gjykatën e Kavajës për gjykim.
Gjykata e rrëzoi kërkesën e prokurorisë, e cila kërkoi për të dy të ndaluarit masën e sigurisë “burg pa afat” . Në seancën gjyqësore Ervis Bardhi ka marrë përsipër posedimin e lëndës narkotike, duke rrëzuar të gjitha akuzat ndaj Gentian Malindit.
Malindi dhe Bardhi u arrestuan në zonën e plazhit në kufirin ndarës të Durrësit dhe Kavajës. Nga hetimi një mujor i kësaj strukture u sekuestruan 500 kg kanabis sativa, u arrestuan në flagrancë dy persona dhe u shpallën në kërkim tre persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar e të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Droga u gjet në automjetin Furgon tip Benz me targa AA 938 AE, në të cilin udhëtonin 2 personat që u paraqitën sot në gjykatë.
(er.nu/k.Haxhiaj/BalkanWeb)