Rama në Kroaci, takohet me presidentin Josipoviç
Pas vizitës së tij në Bruksel, ku çeli ekspozitën "Euro-Albanian Contacts" në mjediset e Parlamentit Europian në kuadër të 100 vjet shtet të Shqipërisë, kryesocialisti Edi Rama po zhvillon një vizitë në Kroaci.
Në ditën e tij të parë, Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Kroacise, Ivo Josipoviç. Sic bën të ditur në rrjetin social twitter, lideri i selisë rozë në qëndër të bisedimeve mes tyre ka qenë pritshmëria per statusin e kandidatit per Shqiperine e Kroacine ne vigjilje te anetaresimit ne BE.
“Sapo mbaruam nje takim shume miqesor me Presidentin e Kroacise me te cilin ndame mendime e shqetesime perreth 60 minuta. Biseduam per pritshmerine per statusin e kandidatit per Shqiperine e per Kroacine ne vigjilje te anetaresimit ne BE” shkruan Rama.
Ndërkaq gjatë takimit është biseduar edhe rreth të ardhmes europiane të rajonit, krizës ekonomike dhe sfidave të zhvillimit ne nivel rajonal,kombetar e lokal.
I impresionuar nga pritja në Kroaci, Rama bën të ditur se nesër do të vijojë me takime të tjera të rëndësishme në Zagreb.