E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Gjermania konsultime me Ambasadorin bjellorus

Gjermania ka thirrur për konsultime ambasadorin e Bjellorusisë, pasi kjo e fundit u ka refuzuar vizat vëzhguesve evropianë të zgjedhjeve. Zgjedhjet parlamentare në Bjellorusi do të mbahen këtë të diel.

Ministria e Jashtme gjermane i ka thënë ambasadorit Andrei Giro se refuzimi i vizave, ashtu si edhe kufizimet e shtypit në prag të zgjedhjeve, dërgojnë “sinjale negative”.

Të mërkurën, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka njoftuar se dy përfaqësuesve të saj – anëtarë nga Gjermania dhe Lituania të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës – u është ndaluar hyrja në Bjellorusi, në cilësinë e monitoruesve.

Zgjedhjet e 23 shtatorit në Bjellorusi pritet t`i lënë shumicën në Parlament presidentit autoritar, Aleksander Lukashenko. Dy partitë kryesore opozitare kanë njoftuar se do të bojkotojnë procesin zgjedhor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›