E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Kuvendin e Kosoves Jo nje shtet ame e bije por aleance te barabartesh

Kryeministri i dekretuar, Edi Rama, në fjalën e tij përpara Kuvendit të Kosovës, shpalosi vizionin e tij të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Jo më një shtet amë dhe shtet bijë, shpjegoi Rama, por një strategji mes të barabartësh.

Citoi Rexhep Qosen kur para nisjes për në Rambuje, kërkoi që pjesë e delegacionit të ishte edhe UÇK: “Do të udhëtojmë bashkë të gjithë, ose nuk udhëtojmë”. 

Para Kuvendit të Kosovës, Kryeministri Edi Rama shpjegoi vizionin e ri në marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare të Ballkanit.

“Nuk jam këtu për vazhdimin e retorikes së shtetit ame me shtetin bije, por per nje aleance strategjike mes te barabartesh. Energji te reja krijuese pavaresisht nga vijat kufitare”- iu drejtua Rama ligjvënësve kosovarë.

Kufiri, sipas tij, nuk mund të pengojë të ardhmen e përbashkët.

“Ate vije te padukshme te kufirit mund ta shohe si pengese dhe ta propagandoje sit e te tille, vetem kush nuk e di te beje pa te. E ardhmja nuk ka kufi. Mos ta shohim”- vijoi ai.

Nuk kurseu fjalët e mira për lobimin e sukseshëm të Sali Berishës në projektin TAP. Edi Rama u angazhua ta shtrijë atë drejt Kosovës.
“Pune e mire te paraardhesit tim, Berisha, si pjese e lobit per projektin TAP. Do bejme c’eshte e mundur qe kjo linje te kete nje degezim edhe ne Kosove”- u shpreh Rama.
Pakicat janë ura lidhëse, tha Rama, ndërsa theksoi nevojën për të mbrojtur bashkëkombasit, të cilëve u mohohen të drejtat. Kryeministri i Tiranës, foli për një epokë të re në marëdhëniet me fqinjët në Ballkan, që kthen Preshevën në shembull të respektimit të pakicave.

“Retorika nacionaliste. Te bejme realitet traktatin e fqinjesise se mire. Qe vendos Shqiperine dhe Kosoven ne qender te partneritetit trekendesh me Turqine, Greqine dhe Italine.
Kosova vendi ku mund te flitet per te drejtat e minoriteteve. Nevoja per te mbrojtur bashkekombasit tane qe mohohen perreth nesh. Jo duke i perdorur, por duke permbushur detyrimet tona si shqiptarë ndaj shqiptarëve. Presheva, shembull rajonal i te drejtave te pakicave”- deklaori kruyeministri shqiptar.

Jo më abetare në shtator por një system të përbashkët arsimor nga fillorja në universitet. Jo retorika nacionaliste por traktat te fqinjësisë së mirë mes dy shteteve. Një grup pune për bashkimin doganor si dhe një komitet të përbashkët për të afruar legjislacionin, ishin disa nga projektet e ardhshme të vizionit Rama.

Fjalën e tij, e mbylli me një citim të Faik Konicës më 7 maj 1921, përpara një grupi atdhetarësh: “ Mbetem i juaji me besë”.

LDK braktis fjalimin e Ramës: Jounifikues, nuk përmendi Rugovën por fjalimet leniniste të Qoses Një pjesë e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë braktisur sallën e Kuvendit ndërsa Kryeministri i dekretuar, Edi Rama po mbante fjalimin e tij. Shkak duket citimi në hyrje të fjalimit i Rexhep Qoses, i cili konsiderohet nga LDK si i majtë. Per deputetin  Arben Gashi, citimi i Qoses prej Rames eshte normal pasi ai vazhdon te ndjeke nje politike majtiste komuniste. Ai ka deklaruar se fjalimi i Ramës nuk ishte në nivelin e duhur, ishte jo unifikues dhe një fjalim i urrejtjes.  Gashi ka shtuar se te majtet ne Shqiperi dhe Kosove vazhdojne te kene urrejtje te pasherueshme per Ibrahim Rrugoven  Edhe per kreun e grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri mos permendja në asnjë moment e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe rolit te tij në krijimin e shtetit të Kosovës ishte nje tjeter shkak qe ka bere deputetet e LDK te lene vendet  e parlamentit.
Rama homazhe pranë varrit të ish presidentit Rugova Pas seances se kuvendit te kosoves ku nje pjese deputetesh te LDK kane braktisur sallen, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka zhvilluar homazhe pranë varrit të ish presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Megjithatë ai nuk ka bërë asnjë koment për të sqaruar përse nuk e ka përmendur presidentin Ibrahim Rugova në fjalimin e tij në Kuvend. Rama  u pa i emocionuar dhe nuk komentoi në lidhje me reagimin e deputeteve te LDK –se  Megjithate Rama e ka permendur edhe Rugoven si njeriun qe bashke me gjithe te renet e tjere kane bere shtetin e Kosoves  “Në këtë vend ku prehet njeri pa të cilin Kosova që kemi sot nuk do të ishte bërë realitet, siç nuk do të ishte bërë pa të gjithë protagonistët tjerë, ata që dhanë jetën për të dhe ata që vazhdojnë të punojnë pa u lodhur për ndërtimin e saj shtete i ri, sovran, demokratik. Lavdi pirjet kujtimit të Ibrahim Rugovës dhe të të gjithë atyre që vunë gjithçka kishin në themelet e Kosovës së re”, tha Rama. 
Reagon PD: Të kërkojë falje për vlerësimin që i bëri Goran Bregoviç
Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, ka deklaruar se Edi Rama duhet tu kërkojë falje kosovarëve për vlerësimin që i ka bërë muzikantit serb Goran Bregoviç, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës. Sipas Bogdanit, Rama ka ngritur në piedestalin e kryeqytetit, muzikantin e preferuar të çetnikëve, që u këndonte spastrimeve etnike dhe genocidit në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë. Bogdani thotë se Rama më parë duhet të bëjë këtë xhest, para se të flasë për projektet me Kosovën dhe traktatin e miqësisë me të.
Reagimi erdhi pak minuta pas përfundimit të fjalimit të kryeministrit të dekretuar Edi Rama në Kuvendin e Kosovës.

Strazimiri: "Sot ne Kosove na ka perfaqesuar "Sudja"
"Sot ne Kosove na ka perfaqesuar "Sudja". Kështu shkruan në rrjetin social facebook Sekretarit te Grupit Parlamentar te Partise Demokratike Gent Strazimiri. Sipas tij në vizitën e parë në Kosovë, Rama pritet në një sallë parlamenti të boshatisur.
"Sot ne Kosove na ka perfaqesuar "Sudja"... Ka zgjedhur ta filloje pikerisht ne Kosove, i pavotebesuar nga parlamenti, e kur se bashku me "ekipin" I ngjajne nje kioske pa leje, ne pritje te letrave te legalizimit!!!
Ndoshta prandaj per here te pare Kosova pret "Kryeministrin e Shqiperise" me nje salle parlamenti te boshatisur... Nje gje eshte e qarte qe sot: kete "rekord popullariteti" do e mbaje ne jete te jeteve, se s' ka burre t'ia thyej...?


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›