Emerimi i Niko Peleshit ne postin e zvkryeministrit

Dekretimi nga ana e Presidentit të Republikës i Niko Peleshit, në postin e zv/kryeministrit, çel hapësirat kushtetuese dhe ligjore, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale për kreun e Bashkisë Korçë.
Kushtetuta sanksionon se një anëtar qeverie nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore. Në këto kushte, kreu i shtetit duhet të shpallë datën e zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Korçë.
Sa i takon afateve të mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale, Kodi Zgjedhor përcakton në nenin 10 se, “në rast të ndërprerjes së mandatit, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit”.
Nisur nga këto përcaktime, zgjedhjet pritet të zhvillohen në mesin e muajit tetor.
Edhe pse jo zyrtarisht, mësohet se Partia Socialiste për postin e kryebashkiakt të Korçës Sotiraq Filon, një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Niko Peleshit. Përballë tij, pritet të jetë kanidati i Partisë Demokratike Gjergji Mero, rektor i Universitetit të Korçës.