E Shtunë, 31 Tetor 2026

SONDAZHI/ Rritet e majta, shkon në 7 pikë përpara të djathtës

E majta merr 10 mandate në Fier, PS merr 9, LSI 1, PD 5, PDIU 1

sondazhiKompania IPR Marketing, në bashkëpunim me Ora News ka publikuar mbrëmë sondazhin e radhës për zgjedhjet e 23 qershorit. Intervistat janë realizuar me telefon, ndërsa numri i të pyeturve është 1 mijë në rang kombëtar. Kësaj here është bërë sondazh i veçantë për qarkun e dytë më të madh në vend, Fierin, sërish me 1 mijë të pyetur, por me marzh gabimi 3.2 përqind. Ndërsa sondazhi në rang kombëtar ka një marzh gabimi prej 2.5 përqind.
Qarku Fier
Sipas sondazhin përsa i përket qarkut të Fierit, e majta merr 10 mandate, e djathta merr 6 mandate. PS merr 9 mandate, LSI 1 mandat, PD merr 5 mandate, PDIU merr një mandat.
Sondazhi kombëtar
Në rang kombëtar sipas sondazhit koalicioni i majtë është rritur sërish duke kaluar nga 48 përqind, duke shkuar në 50 përqind. Kurse koalicioni i djathtë ka 43 përqind të votave. Partia Socialiste ka pësuar rritje duke shkuar në 40 përqind nga 38 përqind që ishte më parë. Rritje ka pësuar edhe PD, por më të vogël dukje kaluar nga 38 përqind në 38.5 përqind. LSI nga 6.5 përqind ka rënë në 6.3 përqind. Aleanca Kuq e Zi vazhdon rënien nga 4 përqind në vetëm 2 përqind, kurse FRD ka një rritje të lehtë duke marrë 3.7 përqind të votave.

Taksa progresive dhe e sheshtë
Të pyetur se a e dinë se çfarë është taksa e sheshtë dhe ajo progresive, 45.6 përqind thonë se nuk e dinë me saktësi. 23.3 përqind thonë se e dinë me saktësi, kurse 31.1 përqind thonë se e dinë në përgjithësi. Në total vetëm 25.6 përqind janë për taksën e sheshtë, ndërsa 65.4 përqind janë për taksën progresive. 9 përqind thonë nuk e di.

Shqiptarët nuk besojnë tek premtimet
Shqiptarët nuk besojnë tek premtimet elektorale, pasi janë plot 72.8 përqind thonë se premtimet janë të parealizueshme pasi nuk ka fonde të mjaftueshme. Vetëm 21 përqind tonë se janë ekonomikisht të realizueshme. 6.2 përqind thonë se nuk e dinë.

41.6 përqind e shqiptarëve nuk e
dinë që KQZ funksionon me 4 anëtarë

E habitshme është se janë vetëm 58.4 përqind që e dinë se KQZ funksionon me katër anëtarë, kurse 41.6 përqind nuk e dinë. Të pyetur se nga kush do e blinin një makinë të përdorur, 15 përqind thonë nga Sali Berisha, 11.4 përqind nga Edi Rama, 5 përqind nga Bamir Topi dhe 3.1 pëqind nga Ilir Meta. 53.2 përqind thonë se tek asnjëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›