Arrestohet sërish Skënder Tufa, u kap me bombë molotov
Policia e Tiranës ka arrestuar sërish ish të përndjekurit politik Skëndër Tufa dhe Petrit Lipo.
Në një njoftim të policisë thuhet se dy ish-të përndjekurit politik janë kapur me bomba molotov të cilat më pas dyshohet se do t’i përdorinin për t’i hedhur në grumbullime me njerëz dhe sheshe publike.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, në sajë të marrjes në kohë të një informacioni në lidhje me hedhjen e disa shisheve me lëndë plasëse të dyshuara bomba molotov të pregatitura në mënyrë artizanale, bënë të mundur kapjen në kushtet e flagrancë të autorëve të tyre duke neutralizuar dhe sekuestruar në kohë lëndët plasëse. Krahas sa më lartë u mor masa e arrestit të mënjehershëm në kushtet e flagrancës së shtetasve Skënder Tufa, 53 vjec dhe Petrit Lipo 52 vjeç thuhet në njoftimin e policisë
Ndërkohë policia thekson se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy shishe me lëndë djegëse, të dyshuara si ato të pregatitura për bomba molotov, të cilat ju kaluan për ekzaminime të mëtejshme strukturave përkatëse.
Ndërkohë disa ditë më parë dy ish-të përndjekurit politik u ndaluan sërish nga policia pasi u gjetën para ambjenteve të Kuvendit me dy shishe me benzinë.