Vizita e Rames ne SHBA

Lideri i opozites Edi RamaLideri i opozites Edi Rama ka nisur takimet e para ne viziten e tij qe po zhvillon ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Zoti Rama ka zhvilluar nje konsulte me kreun e misionit te Fondit Monetar Nderkombetar per Shqiperine Gerwin Bell. Kreu socialist njofton ne Twitter se ne fokus te bisedes kane qene politikat ekonomike zhvillimi i vendit dhe ulja e borxhit publik. Zhvilluam nje konsulte shume te kenaqshme ne Nju Jork me Gerwin Bell nga FMN. U theksua domosdoshmeria per politika realiste ekonomike dhe fiskale. Ne fokus ishte dhe ulja e borxhit publik. Tema te tjera ishin edhe rishperndarja e drejte e te ardhurave zhvillimi rural dhe arsimi profesional si baze per nxitjen e investimeve prodhuese. Ndersa rishikimi rigoroz i buxhetit ne kuadrin e te dhenave shqetesuese te dy muajve te pare te vitit perben nje nevoje qe duhet trajtuar sa me pare. ka shkruar Edi Rama. Zoti Rama i cili ndodhet ne universitetin e Nju Jorkut pritet te zhvilloje edhe takime te tjera. Ne nisje te javes tjeter kreu socialist do te kete edhe nje bisede ne Departamentin Amerikan te Shtetit me zevendes ndihmes sekretarin e shtetit Fillip Riker. Ne delegacionin e opozites jane dhe deputetet Ditmir Bushati e Andis Harasani si dhe sekretari per Emigracionin Erjon Veliaj.
Komente
Facebook