Replika e kunder replika pas deklarates se Rames per Laura Vorpsin
Ka ngjallur reagime të njëpasnjëshme deklarata e një dite më parë e kryesocialistit Rama në Opinion. Ai pohoi se zëdhënësja e PD-së Vorpsi i kishte shprehur personalisht konsiderata të larta pak kohë më parë, duke shtuar se akuzat nga foltorja e PD-së janë thjeshtë një rol që duhet të luajë. Sot, reagimi i parë ka ardhur nga deputetja e PD, Rajmonda Bulku.
Edi Rama përmendi 437 herë emrin e Laura Vorpsit që të mos iu përgjigjej shqetësimeve reale të qytetarëve. Akuza ndaj kryesocialistit erdhi nga deputetja demokrate Rajmonda Bulku gjatë një prononcimi për mediat.
I menjëhershëm dhe ironik, ka qenë reagimi në Tëitter i Ramës, për të cilën tha se i kujtonte filmin "Nusja dhe Shtetërrethimi", produksion ku Bulku ka marrë pjesë në karrierën e saj si aktore. Në postimin Rama u lut që simpatizantët e tij të mos ia vinin re deputetes, pasi, sic shkruante ai, karriera në PD do të thotë një nusërim i sforcuar në TV.
Ndërkohë, vetë protagonistja e debatit, Laura Vorpsi, është shprehur e gatshme që të ballafaqohet publikisht me Ramën për të përgënjeshtruar deklaratat e tij.
Berisha i pret me humor: Do e vendos me Laurën
Kryeministri Sali Berisha e përcolli me humor gatishmërinë e Edi Ramës për debat parazgjedhor dhe deklaratën e tij se në fillim të janarit Laura Vorpsi i kishte shprehur kryesocialistit konsideratën më të lartë. Fillimisht Rama duhet të zgjedhë se me kë e do debatin: me mua apo me Laurën -tha kryeministri.