Mediu Qeveria arritje historike per shqiptaret

Fier 10 prill NOA 8211 Partia Republikane ka zhvilluar nje takim ne qytetin e Fierit duke i kerkuar elektoratit republikan qe te mbeshtese fuqimisht kandidatin per kryetar bashkie te perzgjedhur nga Aleanca per qytetarin Ilir Bele. Ne kete takim merrnin pjese me qindra simpatizante republikane si dhe deputete perfaqesues te Aleances per qytetarin.
Duke iu drejtuar elektoratit kryetari i Partise Republikane zoti Fatmir Mediu i kerkoi mbeshtetje pa kushte per kandidatin e perzgjedhur per kryetar bashkie zotit Bele por gjithashtu edhe per kandidatet per keshilltare bashkie dhe komunash qe dalin direkt nga listat e PR-se.
Gjate fjales se tij kryetari I PR Mediu vuri theksin ne arritjet qe ka ofruar ky shekull per shqiptaret. Ai shtoi se keto arritje u mundesuan nga qeverisja e zotit Berisha dhe koalicionit qe ai drejton.
Mediu permendi ndertimin e nje ekonomie te qendrueshme realizimin e projekteve te medha infrastrukturore si Rruga e Kombit Durres- Kukes Pavaresia e Kosoves anetaresimi ne NATO liberalizimi I vizave etj.
Kreu i republikaneve u ndal edhe ne rolin e opozites shqiptare duke theksuar se ajo ka pasur vetem rol pengues ne proceset historike si liberalizimi i vizave anetaresimi ne NATO apo edhe mos marrja e statusit per vendin kandidat.
Jane te gjitha keto arsye te cilat na bejne qe ne te gjithe fierake dhe shqiptare pa dallime partiake te bashkohemi dhe te shkojme ne votime per te ndryshuar te ardhmen tone. Ne jemi pjese e familjes se madhe shqiptare Ne besojme ne vendin tone ku gjithesecili padyshim ka besimin dhe gjykimin e vet por ne jemi te bashkuar si shqiptare sepse ne ndajme te njejtat shpresa dhe te njejtat qellime Shqiperine Europiane tha Mediu.
Kreu i PR-se u ndal edhe te ceshtja e prones nje nga shtyllat e platformes politike te Partise Republikane
Te gjithe kandidateve ne kete fushate ne ju kerkojme te bejne nje premtim dhe ta kthejne ne realitet detyrimin per ti dhene komunitetit mysliman katolik ordodoks e bektashi pronat e tyre te marra padrejtesisht nga pushteti komunist. Prona private eshte nje e drejte e pamohueshme. Ajo nuk mund te neperkembet nga asnje autoritet shteteror qendror apo lokal. Kjo eshte nje plage e madhe dhe e vjeter qe kerkon zgjidhje. Jo thjeshte per faktin se ne Republikanet e kerkojme prej mese 20 vitesh por sepse koha ka provuar drejtesine e qendrimit tone. Bashkimi Europian e ka percaktuar ate tashme si nje detyrim per shtetin shqiptar tha Mediu.
a.k./NOA
Lajme te ngjashmeMediu Basha kryebashkiaku i duhur per TiranenBerisha Me 8 maj ndahemi nga aleanca e betonit dhe rruga e vetmeTentoi te vriste ne bashkepunim me djalin arrestohet 56-vjecari Hushi me mjeket Qytetaret e Elbasanit duhet te jetojne me shpresen jo me vdekjenMediu Lulzim Basha eshte kryetari i te gjitheve LidhjeFatmir Mediu Fier Ilir Bele kandidati takime