Bombë makinës së drejtoreshës së burgut grek, akti u paralajmërua
Greqi- Automjeti i drejtoreshës së burgut famëkeq grek të Koridhalosë, Maria Stefi është shpërthyer me eksploziv mëngjesin e sotëm në Athinë.
Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në lagjen Dafni rreth orës 04:45 të së premtes. Policia greke thotë se shpërthimi ishte paralajmëruar në një faqe interneti dhe në televizion vetëm 20 minuta para se të ndodhe.
Mediat raportojnë se nga shpërthimi ka mebtur e lënduar një grua dhe janë shënuar dëme të shumta materiale në ndërtesat pranë makinës së drejtoreshës së burgut.
Vepra penale u cilësua si akt terrorist dhe dyshohet se në të janë përfshirë grupe të organizatës terroriste Komploti i Celulave të Zjarrit. Mediat greke thonë se anëtarët e kësja bande famëkeqe ndodhen në burgun e Koridhalos.
Ndërkohë policia ka kontrolluar zonën dhe ka nisur hetime intensive për zbardhjen, identifikimin dhe arrestimin e autorëve të sulmit.