Mesazhi i SHBA për qeverinë e re: Jo axhenda nacionaliste, vetëm axhendë evropiane
Philip Reeker, zv. Ndihmës Sekretar i Shtetit për Europën dhe Euroazinë në një intervistë për Bugajski Hour në Albanian Screen ka folur për zgjedhjet në Shqipërinë, situatën e rajonit dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte edhe një mesazh për qeverinë e re shqiptare. Në emër të SHBA-së, Reeker ka kërkuar vetëm axhendë evropiane dhe luftim të korrupsionit.
Janusz Bugajski
Më lejoni të ndalem pak tek zgjedhjet shqiptare dhe periudhën pas tyre. Supozoj se me administratën e mëparshme, një nga problemet ishte ngërçi politik në parlament, polarizimi i përhershëm për sa i përket vendimeve për politikat. Tani kemi një situatë ku koalicioni i socialistëve ka një mandate shumë të madh. A ekziston rreziku i kundërt që kjo qeveri mund të bëhet, të themi, gjysmë-autoritare, apo që ta shohë opinionin e opozitës me përçmim?
Mendoj se ajo që zgjedhësit shqiptarë zgjodhën ishte para së gjithash rruga e reformave dhe vlerave të Europës dhe perëndimit, pra zhvillimi i zgjedhjeve në mënyrë të lirë e të ndershme. Kjo është me rëndësi sepse në të kaluarën ka patur pikëpyetje për zgjedhjet në Shqipëri. Mendoj se ishte e rëndësishme që këto zgjedhje u zhvilluan në atë mënyrë. Ishte kënaqësi të shihja, madje në atë kohë komentova, qeverinë e tanishme që uroi fitimtarët në zgjedhje të vështira dhe të luftuara fort si dhe që pashë fituesit e zgjedhjeve ata që do të marrin qeverisjen në shtator të njihnin rolin e paraardhësve të tyre dhe të kuptuarit që duhet të punojnë sëbashku. Politika nuk është lojë ku një i merr të gjitha dhe mendoj se ky është gjithmonë problem në Ballkan. Ka një rol për opozitën dhe qeveria aktuale do të kalojë në opozitë dhe në demokraci kjo është shumë e rëndësishme. Të kujtojmë që demokracinë nuk e bëjnë zgjedhjet. Zgjedhjet në vetvete mund të jenë vetëm një katalizator, vetëm një hap drejt arritjes së gjërave, drejt qeverisjes së vendit, drejt çuarjes së vendit përpara në një axhendë pozitive; ndaj mendoj se njerëzit do të presin nga udhëheqësit, ata në qeveri dhe ata në opozitë, një përqasje konstruktive, kthimin në rrugën europiane sepse janë këto reforma që do përmirësojnë ekonominë, do të sjellin ndryshim në sundimin e ligjit, do të pasqyrojnë më mirë pozitën e Shqipërisë si një vend për investime të huaja, për stabilitet. Këto janë të gjitha perceptime të rëndësishme që duhen rivendosur dhe mendoj që kapërcimi i politikës së zgjedhjeve të vështira do të jetë i rëndësishëm dhe Shqipëria mund të mbajë parasysh që ka partnerë në BE, në SHBA, të gatshëm për të ndihmuar në këtë proces dhe duhet të ecin përpara për tu kthyer në shinat e kandidimit për në BE.
Siç e përmendët, zhvillimi ekonomik është kyç sepse prek shumë çështje të tjera stabilitetin social, sundimin e ligjit, mjedis të mirë për biznesin, kualifikimin për standardet e BE-së, por një prej problemeve të mëdha me të cilat përballet Shqipëria, ashtu si shumë vende në rajon, është korrupsioni i kudogjendur dhe marrëdhënia midis qeverisë dhe biznesit që hera-herës duket si zhvatje, përtej korrupsionit do ta quaja? Si duhet të fillojë të merret me këtë problem koalicioni i ri socialist?
Mendoj se para së gjithash, BE, perspektiva e BE paraqet një numër reformash, një numër synimesh që duhen arritur. Ajo iu jep vendeve një shteg të qartë, një listë të qartë gjërash që duhen arritur; nuk është e lehtë, siç do tju tregonte Mali i Zi, që tani është në procesin e aderimit apo çdo vend që e ka kaluar këtë proces më parë. Duhet shumë punë; duhet punë serioze nga profesionistë në qeveri, nga ekspertë, dhe një prej fushave ku duhet përqendruar është sigurisht koncepti i rëndësishëm i shtetit ligjor ku fusha e lojës është njësoj për të gjithë, ku ka respektim të konsoliduar për ndarjen e pushteteve midis legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit, ku sektori privat respektohet dhe promovohet në një ekonomi të tregut të lirë. Këto janë pjesë e asaj pakete vlerash euro-atlantike që përbëjnë edhe bazën e politikës së SHBA, për të promovuar integrimin në institucionet euro-atlantike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Tani Shqipëria ka mundësi ta bëjë këtë; vende të tjera e kanë bërë Kroacia sigurisht është modeli më i fundit, Mali i Zi po punon në këtë proces, duke miratuar një numër amendamentesh të rëndësishme kushtetuese për ti çuar përpara në kapitujt e tjerë të procesit të aderimit në BE.
Pra nuk ka arsye që Shqipëria të mos jetë po aq e suksesshme sa Kroacia vitet e fundit?
Pikërisht; pikëpamja jonë është që secili prej vendeve në Ballkanin Perëndimor, siç shohim të gjithë Europën, ka mundësinë të ecë përpara, duke kuptuar vështirësitë e së shkuarës, historitë e ndërlikuara, sfidat ekonomike që të gjithë kemi hasur vitet e fundit në ngadalësimin global ekonomik, dhe duhet të punojmë sëbashku për ta kapërcyer atë. Besojmë që ndjekja e rrugës që ka përcaktuar BE është në fakt rruga më e mirë për të miratuar reformat që janë më të rëndësishme për çdo ekonomi dhe mendoj që kjo rrugë i jep Shqipërisë një mundësi për ta bërë këtë.
Sigurisht, një ndër problemet në çdo zgjedhje janë premtimet që iu bëhen votuesve. E di që të dyja palët konkurronin se cila do të krijonte më shumë vende pune. Më duket se socialistët ofruan 300,000 dhe fituan. Mendoni që këto pritshmëri të larta mund të çojnë në një lloj reagimi publik nëse nuk ndodh?
Të gjitha zgjedhjet krijojnë pritshmëri. Përshtypja ime është që popujt e Ballkanit kanë mjaft skepticizëm ciladoqoftë situata. Në fakt, mesazhi këtu mendoj se është që secili duhet të kuptojë, çdo qytetar të kuptojë se ka përgjegjësi për të kontribuar për ecjen përpara të vendit. Qeveritë nuk e bëjnë dot vetëm. Quhet udhëheqësi mund të udhëheqin, por ka nevojë për pjesëmarrje, ka nevojë për rolin e një opozite, debati serioz, ekspertize dhe pikërisht këtë kemi ofruar ne dhe partnerët tanë europianë. Mund të ofrojmë ekspertizë, mund të ofrojmë disa burime, mund të ofrojmë përvojat tona, por puna duhet bërë nga popujt në vendet përkatëse për të sjellë ndryshimin, për të kuptuar se çduhet të kontribuojnë për të ndihmuar që i gjithë vendi të ecë përpara në këtë rrugë.
Tani me shpresë, pas zgjedhjesh relativisht të pastra, Shqipëria do të ecë përpara drejt statusit kandidat dhe të gjithë procesit ku tani është angazhuar Serbia. Përmendët Kosovën në procesin e nisjes së bisedimeve dhe MSA-së. Shikoni problem përpara janë ende pesë vende anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën si shtet. Mendoni se do ndryshojë kjo? Mendoni që kjo do të ndikojë përparimin e saj drejt anëtarësimit?
Sigurisht pikëpamja jonë është që Kosova është një vend i pavarur, sovran, me kufij të përcaktuar dhe që ka punuar fort për të ecur përpara si në perspektivën europiane por edhe në procesin e rëndësishëm të normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin e saj, Serbinë. Mendoj se ka qenë me rëndësi kritike. Përsëris, duhen përgëzuar udhëheqësit si në Beograd edhe në Prishtinë, si dhe Katherine Ashton, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, për punën e shkëlqyer që ajo dhe ekipi i saj kanë bërë dhe Shtetet e Bashkuara e mbështesin këtë. Sekretarja e Shtetit e bëri këtë shumë të qartë kur ajo udhëtoi vjeshtën e shkuar me Kathy Ashton në rajon për të ritheksuar mbështetjen tonë për perspektivën europiane, për axhendën trans-atlantike të të gjithë rajonit dhe kjo përpjekje do të vazhdojë. Më 19 prill u arrit një marrëveshje themelore në Bruksel. Mendoj se ka sjellë një ndryshim themelor në perceptimin e rajonit dhe njerëzit e pasqyrojnë këtë; megjithatë, është zbatimi që është absolutisht kyç kjo përfshin ecjen përpara me zgjedhjet e rëndësishme vendore
Në nëntor, më duket?
3 nëntor. Mendoj se do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë njerëzit e rajonit sepse është mundë