Tirane nxenesi kercenon me thike mesuesen

Nxënësi i vitit të parë në gjimnazin Sandër Prosi, në afërsi të Senatoriumit në Tiranë, pas një debate në klasë ka kërcënuar me thikë mësuesen shtatëzanë të letërsisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites, ndërsa personeli i shkollës sinjalizoi policinë. Me të marrë sinjalizimin përkatës në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës, të cilët arrestuan 17-vjeçarin Asllan S..
Ky i fundit është siguruar në ambientet e izolimit të komisariatit numër 1 të policisë së Tiranës, ndërsa ekspertët kanë sekuestruar edhe thikën me të cilën është kryer kërcënimi.
Policia e Tiranës dhe Drejtoria Arsimore në fillim të vitit shkollor kanë nënshkruar një plan të përbashkët masash për parandalimin e ngjarjeve në shkolla dhe goditjen e fenomeneve kriminale.