E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrjedh gazi merr flake apartamenti

Rrjedhja e gazit në pajisjet e kuzhinës ka shkaktuar flakë në katin e katërt të një apartamenti në zonën e Freskut në Tiranë.

Në momentin e flakëve në baesë ka qenë dhe një vajzë 12 vjeçe, e cila ka mundur të dalë në kohë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrëfikëse, të cilat ndonëse në një zonë të ngushtë dhe problematike për futjen e mjeteve të tyre kanë mundur të lokalizojnë dhe shuajnë flakët.

Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta ekonomike duke shkatërruar dhe nxjerrë jashtë përdorimit gjithçka ka patur në apartament. Ngjarja ka sjellë edhe një herë problematikën e sigurisë në pajisjet shtëpiake me gaz në këtë stinë, si edhe mungesa e hapësirave për ndërhyrjen nga automjetet zjarrfikëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›