Rama në SHBA, takim me studentët e Universitetit të New York- ut
New York- Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me disa studentë shqiptarë në New York, të cilët i kanë bërë pyetje kreut të opozitës lidhur me reformat e PS- së.
Sipas një shkrimi të Ramës në Twitter, i pyetur nga aktivisti, Geri Kokalari, se çfarë do bëjë Partia Socialiste ndryshe nga partia që është sot në pushtet, ai është shprehur se do ta ndajmë pushtetin egzekutiv nga ai gjyqësor.
Unë mund tju them me siguri atë që ne nuk do të bëjmë. Nuk do të ndërhyjmë në punën e prokurorisë së përgjithshme. Nuk do të kërkojmë kurrë nga gjykatësit të mos japin drejtësi. Kjo nuk është thjesht diçka e bazuar në fjalë, por është e bazuar në fakte. Ne kemi fakte që provojnë se në opozitë ne jemi sjellë ndryshe nga qeveria për të njëjtat çështje. Prokuroria e Përgjithshme kërkoi imunitetin e 3 deputetëve tanë për të hetuar ngjarjet e 21 janarit dhe ne jo vetëm që nuk e kundërshtuam këtë, por votuam pro heqjes së imuniteteve- ka deklaruar Rama.
Lidhur me taksën progressive se përse i duhet vendit, ai i është përgjigjur një studenteje se taksa e sheshtë që është tani lë shumë vend për abuzim.
Taksa e sheshtë është thjesht një abuzim, kjo është e vërtetë teorike dhe është e vërtetë praktike në Shqipëri. Është e pamundur që një infermiere është të jetë e detyruar sot të paguajë më shumë taksa se doktori kryeministër,- ka thënë shefi i opozitës.
Më tej ai shkruan në rrejetin social Twitter se ka folur edhe për ish- të përndjekurit, të cilët nuk lihen jashtë programit të PS- së.
Ne jemi të angazhuar për të pasur një tjetër qasje përballë kësaj shtrese. Jo bazuar ne nevojën për të marrë votat e tyre, por të bazuar në bindjen se kjo është një çështje e drejtësisë shoqërore. Ne do të përfshijmë propozimet e tyre në Programin tonë dhe do të angazhohemi për çdo propozim që do të jetë i mundur sipas këndvështrimit tonë, ka vijuar Rama.
Gjithashtu në këtë takim, Rama ka folur edhe për rritjen e kriminalitetit dhe moszbatimin e ligjit në Shqipëri.
Kliti Topalli/ IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Rama në SHBA, takim për borxhin me kreun e FMN New York- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në kuadër...
- Harmonia fetare, të dërguarat e SHBA- së takim me studentët Tiranë- Përfaqësueset e SHBA kanë zhvilluar mesditën e sotme një...
- Rama takim me shqiptarët e Selanikut: Emigrantët duhet të jenë aksionerë politik Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me...