E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, breshëri automatiku mbi dy shqiptarë

Itali- Një breshëri plumbash i ka marrë jetën dy personave në Vigevano (Pavia) të Italisë, ndërsa mësohet se një i tretë është plagosur. Viktimat janë dy shtetas me origjinë shqiptare, raporton ANSA, ndërsa identiteti i të plagosurit nuk bëhet publik.
Të dy shqiptarët janë ekzekutuar me një automatik tip kallashnikov dhe mësohet se janë të moshës 35 dhe 36 por emrat e tyre ende nuk bëhen të ditur. I plagosuri është rreth të 30-ave por nuk bëhet e ditur në është shqiptar apo jo.
Hetimet e para të policisë italiane kanë ngritur dyshimet se mund të bëhet fjalë për një larje hesapesh mes bandash rivale shqiptare. 3 muaj më parë një tjetër i ri shqiptar u ekzekutua në të njëjtat rrethana dhe në të njëjtin qytet.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Itali- Merr flakë makina, vdesin të karbonizuar dy shqiptarë, rëndë dy të tjerë Itali Një aksident tragjik i mori jetën mesnatën e djeshme...
  2. Aksident në Itali-Humb jetën nëna shqiptare, shpëton foshnja 4 muajshe Romë- Një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident...
  3. “Skënderbeu”- Diaspora shqiptare në Itali nderon Reshat Arbanën Parma- Aktori i mirënjohur Reshat Arbana është nderuar nga 24...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›