Rama në SHBA, takime në DASH e Kongresin Amerikan
SHBA- Kryetari i PS-së Edi Rama u nis dje, për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në një sërë takimesh. Gjatë kësaj vizite katër ditore, Rama shoqërohet edhe nga deputeti Andis Harasani si dhe dy deputetët e tjerë, Ditmir Bushati e Ilir Beqaj.
Sipas njoftimit paraprak, pritet që Rama të takohet edhe me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Kongresit Amerikan.
Po kështu mësohet që Rama të ketë edhe takime me përfaqësues të diasporës shqiptare, si dhe është parashikuar një fjalim në qendrën Aleksandër Hamilton. Vizita e kreut të PS-së ka ditë që është planifikuar, por ajo që ka bërë përshtypje është fakti që ai për herë të parë pas kaq kohës, ka përfshirë në delegacion një nga deputetët kundërshtarë, Andis Harasanin.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)