Dekretet e Topit skadon sot afati i shqyrtimit
TIRANE-Skadon sot afati i për caktuar nga rregullorja e Kuvendit për shqyrtimin e tri dekreteve të Presidentit të Republikës për vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Neni 111, pika 6 e rregullores përcakton se: "Në rastet kur në Kushtetutë parashikohet dhënia e pëlqimit nga Kuvendi, kryetari i Kuvendit ia kalon kërkesën komisionit për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili e shqyrton atë dhe harton raportin përkatës brenda tri javëve". Në datën 25 maj, kreu i shtetit, Bamir Topi dekretoi emërimin e Medi Bicit, Vexhi Muçmatajt dhe Sokol çomos si anëtarë të Gjykatës së Lartë. Dekretet mbërritën zyrtarisht në komisionin e Ligjeve në datën 1 qershor. Pra afati trejavor brenda të cilit ky komision duhet të përfundonte shqyrtimin e tyre, duhet të ishte data 21 qershor. Megjithatë, mosrespektimi i afatit trejavor që përcakton rregullorja e Kuvendit për shqyrtimin e dekreteve të Topit, nuk prodhon asnjë pasojë juridike mbi kandidatët e propozuar.
Por, nderkohe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Dhoma e Avokatisë nuk kanë depozituar pranë komisionit parlamentar për çështjet Ligjore informacionet e kërkuara lidhur me kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Lajmi është konfirmuar per Gazeta Shqiptare nga deputeti demokrat i këtij komisioni, Eduard Halimi.
Diskutimi i dekreteve u vendos të bëhej pas plotësimit të dosjes së secilit kandidat me informacione nga disa institucione që janë Prokuroria, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Dhoma e Avokatisë.
(d.b/BalkanWeb)