Turravrapi edvinist pertej opozites demokratike
Nga Kalaja e Lekuresit lideri jo me lakuriq Edi Rama u prezantua me elektoratin e majte bashke me treshen sulmuese Luiza Xhuvani Fat Toci e Fat Xhafaj ne ombrellen e parulles se re transparenca drejtesia zhvillimi. Takimi u krye ne kuader te nje turi tjeter takimesh deshperuese qe ai ka ndermarre neper Shqiperi. Serish retorika histerike u perqendrua tek gjendja ekonomike papunesia e ngerci politik qe sipas driteshkurtesise se tij burojne nga keqqeverisja qe e ka burimin te kutite e votimit.
Ndonese burimin e vetem i informacionit mbi gjendjen e ekonomise te papunesise dhe ngercit politik e merr ne divanin e kuq te Pezes pasi ska si mund te jete tjeter duke pare se bllofet e propagandes jane aq primitive saqe mjafton leximi i raporteve te Bankes se Shqiperise FMN-se dhe INSTAT-it per te kuptuar se abuzimi me realitetin ekonomik te vendit eshte i pakundershtueshem. Rama harron faktin e kryer se vendi po ndryshon me shpejt se cdo kohe tjeter. Ky vend sot rreshtohet i 57-i nder vendet e ketij planeti ku mund te jetohet me mire. Ekonomia e sotme eshte dinamike dhe se ai harron qe 18 vite me pare ishte ekonomia me e rrenuar e kontinentit dhe nder me te rrenuarat e planetit si dhe vitin e kaluar ishte ekonomia me rritjen me te madhe ne Europe ndersa kete vit eshte nje ekonomi me rritje konstante fale menaxhimit perfekt te krizes boterore dhe favorizimit te klimes se biznesit te mesem dhe te vogel. Perkunder ketyre arritjeve merite e administrates dhe e sipermarrjes se lire po ashtu edhe e reformave te ndershme e te drejta te kesaj qeverie qendron nje platforme mohimi mashtrimi dhe trillimi.
Sidoqofte hallakatjet sistematike e logjike te krye-opozitarit Rama skane fund kur deklaron shifrime te frikshme te 1 milion te papuneve sikur e verteta te ishte nje opsion i fikur i mendjes njerezore. Dhe per rrjedhoje dogmatike mistifikimi i shifrave te papunesise dhe gjendjes ekonomike te vendit mbetet teme e denje per nje njeri qe merret me shume me 20 te lejeve te ndertimit sesa me fatet e njerezve ne nevoje.
Arroganca e shtyn Ramen te mos pranoje se Shqiperia qe po ndryshon nuk eshte me vetem nje slogan elektoral por nje realitet prandaj mohon dhe nxin me interes te ngushte mendor te rifitoje pushtetin. Nuk eshte aspak e rastesishme qe keto mohime realiteti rinisen ne nje kohe kur po diskutohet liberalizimi i vizave per shqiptaret gje qe Edvin Rama me cdo kusht po mundohet ta sekuestroje me rifillimin e protestave. Paturpesisht opozita socialiste shikon tek liberalizimi i vizave fitoren politike te kryeministrit Berisha dhe jo lirine e shqiptareve qe te qarkullojne ne mbare Europen si qytetare te barabarte te botes demokratike. Ne gjurmet e baballareve te tyre qe e penguan kete vend me shume se 60 vjet sepse privilegjet e tyre bllokmene mjaftonin te mbushnin deshirat e xhon-socialisteve investohen ne aksione bllokuese sic jane protestat pa kauza grevat penguese dhe veprimet guerile te bllokimit te arterieve kryesore te Shqiperise. Per ta eshte e rendesishme rikthimi i privilegjeve te humbura njehere e pergjithmone kurse per te tjeter mjafton dhuna e poshterimit te prodhuar nga industria e propagandes mediatike.
Mjerisht vec te shikosh sec tha Rama ne Tepelene teksa pergenjeshtronte drejtperdrejt cetnikun Gramoz Ruci per Komisionin e Venecias per te kuptuar manifestimin e strategjise se re revolucionare. Strategjia konsiston qenesisht ne perpunimin kriminal te perceptimit qytetar ndaj mazhorances si nje maxhorance e implikuar ne dhenie koncesionesh e privatizime qe po e cokan vendin ne falimentim. Edhe pse duket qartesisht se vendi gjithnje e me shume perparon sipas agjendes europiane. Keshtu qe nese pengimi i liberalizimit te vizave nga Partia Socialiste qe tentative e paracaktuar te deshtonte me turp frenimi i pranimit te Shqiperise si vend kandidat i BE-se eshte plotesisht i mundshem nga strategjia e re e opozites socialiste. Investimi me mish e me shpirt i socialisteve qe kete perceptim morboz ta kthejne si vlere te shtuar te aksioneve te tyre politike apo si numer votash po demton vendin ne aspiraten legjitime per Evropianizim. Strategjia e manipulimit te perceptimit qytetar duke zhdukur mundesine e te gjykuarit nga ky opinion te genjeshtres nga e verteta shkakton amulli morale. Zhargoni i tyre moralist nuk bazohet ne fakte por vec ne gostine e rutines se pavertetueshmerise.