E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Shkodër: Votoni për një atdhe të bashkuar, çlirohuni nga e shkumja

Socialistët pasi organizuan mbrëmë në Tiranë mitingun e fundit në kryeqytet, kanë zgjedhur në mënyrë simbolike që mbylljen e fushatës së tyre ta bëjnë sonte në mbrëmje në dy qytete, njëkohësisht në Shkodër dhe në Vlorë.

Në fjalën e tij në mitingun e qytetit të Shkodrës, kryesocialisti Rama është shprehur se ka vendosur që të zhvillojë mitingjet njëkohësisht në të dy këta qytete pasi në të dy këta qytete ka nga një pjesë të rrënjëve të tijë.

Kemi ardhur me historinë për ti dhënë qeverisjes së këtij vendi erë, dije urti dhe burrëni, këtë do të bëjmë me votën që i kërkojmë Shkodrës dhë Vlorës në 23 Qershor. Zgjidhni numrin 29 që të çliroheni nga e shkuara. Ndëshkojeni me votën për numrin 29 marrëzinë e përçarjes. Bataçillëku e ka varfëruar Shqipërinë në ekonomi dhe aspirata dhe sot një hije e vjetër dhe e lodhur po endet nëpër Shqipëri për ti ngopur njerëzit me lugën bosh. Mbështesni Rilindjen për të pasur një qeveri që shërben dhe jo një çetë plak që rrëmben. Rrena dhe tradhëtia e raskapitën këtë popull të mbytur në varfëri. Këtu në Shkodër lindi gjyshja që i dha fëmijërisë sime jehonën e kambanave të kishës dhe aromën e librave të shenjtë, ndërsa në Vlorë, lindi nëna ime që më mësoi pse nderi dhe dija janë më të mira se bataçillëku. Këtu në shkodër unë përjetova fare i ri rilindjen e fesë, ndërsa në orë unë pashë shpirtin rrebel të shqiptarëve që ngriti krye ndaj rregjimit të ri të Tiranës që u premtoi shqiptarëve parajsën dhe I përvëloi në ferrin e piramidave, u shpreh Rama.

Më i pari amanet nga ata që sjanë më , dhe më i pari borxh për ata që ende skanë ardhur, është një atdhe që të jetë i bashkuar, që të jetë një, jug dhe veri. Kështu u shpreh nga Shkodra, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Rama i ftoi në dialektin e tyre shkodranët që ti japin fund, siç tha ai, të shkumes që e ka mbajtur peng Shkodrën për më shumë se 20 vjet. Duke zgjedhur numrin 29, shtoi ai, çliroheni nga e shkumja

Rama i kërkoi shkodranëve dhe vlonjatëve, por edhe të gjithë shqiptarëve, që ta kthejnë 23 Qershorin në të Dielën e madhe të historisë së re të Shqipërisë. E diela është dita që veriu dhe jugu të bëjnë të njëjtën zgjedhje, për të treguar që jemi një, nga veriu në jug për Rilindjen shqiptare.

Me votën e tyre të 23 qershorit,  Rama tha se shqiptarët do të vulosin në janë robër të rrënimit apo qytetar të rilindjes.

Ju mbetet ju shkodranë dhe vlonjatë ta vulosni me votë, çfarë jena ne shqiptarët e këtij shekulli të ri, jemi një turmë që mund ta mbajnë të ndarë në emër të së shkuarës vendin, duke na rrotulluar në tru thikën e ndasisë së vjetër të komunizmit, por që turfullon nga pushteti. Jo, ne jena sot një popull që me përbuzje të meritume do tua marrim atë thikë nga dora, do tua flakim në Vjosë dhe në Bunë, që lumi ti marrë përgjithmonë. A jena ne një turmë që mund të na përçajnë me thikën e ndasisë, veri- jug,  jo ne jena sot një popull që jo vetëm shtetin e duam një, por edhe njëri- tjetrin e kemi krah dhe i jemi krah. Vuloseni me votën tuaj. A jena ne një turmë që mund ta çajnë me thikën e  pabesisë ndaj harmonisë fetare, që kurrë një shqiptar i mirë nuk e prek, jo ne jemi një popull që si një shqiptar i mbyll rrugën zullumit të trashur duke u bashkuar në një mendje. Bashkohuni për atë që jena.- tha Rama.

Që nga Shkodra deri në Vlorë, vijoi kryesocialisti, kush i thotë sot vetes shqiptar i mirë, duhet të mos harrojë se kur e keqja e kap për fyti një vend, nuk është faji i të këqinjve, por i të mirëve që sbëjnë asgjë.

Çdo shqiptar i mirë, theksoi ai, duhet të bëjë diçka sa të vogël aq edhe të madhe për këtë vend, ditën e dielë me votë kundër rrënimit dhe për rilindjen.

Kryesocialisti Rama në mitingun që është mbajtur në Shkodër është ndjekur Live nga qytetarët e mbledhur në qytetin e Vlorës dhe pritet që të mbërrijë në këtë qytet për të mbyllur fushatën 30 ditore për zgjedhjet parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›