E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Shkoder, prezanton programin Rozeta Rapushi

“Si kryeminister i ardhshem dhe si kryetari i partise qe do dale fituese ne zgjedhjet e qershorit, ju premtoj se pavaresisht se nuk do dal si deputet i Shkodres, Shkodra do t’i ngjaje nje fotografie te Marubit, jo nje posteri te PD-se”. Keshtu u shpreh dje kreu socialist, Edi Rama, gjate prezantimit te programit “Per nje rilindje shqiptare” ne qytetin e Shkodres, nje prej bastioneve te Partise Demokratike. Ne kete kuader, Rama kerkoi nga te gjithe zgjedhesit, qe te dalin dhe te votojne ne 23 qershor, duke theksuar rendesine qe ka cdo vote ne rrezimin e mazhorances aktuale dhe zgjedhjen mes nje Shqiperie te lire ose te trembur sipas tij. Pjese te rendesishme te fjalimit te tij, kreu socialist permendi edhe taksen progresive dhe kritikat e ashpra ndaj takses se sheshte. “Para kater vitesh, kjo qeveri premtoi 160 mije vende pune, nderkohe qe as me institucionin e tyre, INSTAT, nuk e fshehin dot se kane humbur 51 mije vende pune nga viti 2009 e deri me sot. Nuk e fshehin dot se me pare, para se te vendosej taksa e sheshte, 70% e te ardhurave ne arken e shtetit vinin nga kompanite dhe 30% nga individet. Ndersa sot, 70% e te ardhurave ne arken e shtetit vijne nga populli dhe 30% vijne nga kompanite. Ne kete e konsiderojme grabitje me dhunen e pushtetit. Ja pse vota ne 23 qershor eshte jashtezakonisht e rendesishme, dhe cdo shqiptar duhet te votoje”, - tha Rama. Sipas tij, shqiptaret duhet qe te zgjedhin Shqiperine ku duan te jetojne, duke bere nje ndarje te programit te PD-se dhe PS-se. Rama kritikoi ashper, programin si dhe sloganin e kundershtareve, duke thene se ky pushtet te con vetem prapa, jo perpara. “Partia ne pushtet bertet “perpara, perpara”, por une pyes, perpara ku? Perpara ku te pasurit te paguajne edhe me pak taksa, ndersa njerezit e thjeshte edhe me shume, perpara per te lene pas fshatin e braktisur, perpara drejt thirrjeve nacionaliste qe na kthejne pas dhe na largojne nga Europa” - kritikoi Rama. Ai kerkoi pergjigje serish se per ku perpara? “Drejt dyerve te spitaleve ku njeriu nuk shtrohet dot ne spital se nuk ka leke dhe kur ai ka, spitalet nuk kane ilace, perpara drejt nje Shqiperie qe lengon ne plehra dhe importon te tjera nga jashte. Kjo eshte te ecesh perpara?”, - vijoi kreu socialist. Ndaj sipas tij, zgjedhja eshte e qarte per te gjithe shqiptaret me 23 qershor, zgjedhje mes punesimit dhe rritjes se papunesise. “Edhe me shifrat e tyre nuk e fshehin dot qe kane humbur 51 mije vende pune qe nga viti 2009. Shqiptaret duhet ta kuptojne se nje pushtet qe te vjedh voten, te vjedh edhe shpirtin. Cdo shqiptar duhet te votoje dhe te mos lere qe ne vend te tij te votojne te tjeret”, - vijoi kreu socialist. Gjate prezantimit te programit ne Shkoder, fjalen e moren edhe shume deputete socialiste. Nderkohe qe konferenca ne teatrin “Migjeni”, nisi me nje video me rrugezgjidhjet qe do te jape PS-ja kur te vije ne pushtet.

EDI RAMA

“Si kryeminister i ardhshem dhe si kryetari i partise qe do dale fituese ne zgjedhjet e qershorit, ju premtoj se pavaresisht se nuk do dal si deputet i Shkodres, Shkodra do t’i ngjaje nje fotografie te Marubit, jo nje posteri te PD-se”.

Akuza e PS: Krimi komandon shtetin

Ne prezantimin e programit “Per nje rilindje shqiptare” ne Shkoder, deputeti socialist, Sajmir Tahiri, u ndal tek gjendja e krimit ne vend. Sipas tij, sot krimi komandon shtetin, ndersa Partia Socialiste premton se ne 300 ditet e para te qeverisjes, do te riktheje policine e shtetit ne sherbim te qytetareve dhe do te nxjerre para pergjegjesise te gjithe zyrtaret e korruptuar. “Krimi e ka fituar luften me shtetin. Krimi komandon ne rruge dhe ne zyrat e shtetit, shefat e policise kane perballe jo vetem krimin, por edhe eproret. Premtimi yne eshte se ne 300 dite e para te qeverisjes, ne do e rikthejme policine e shtetit, per t’i garantuar qytetareve qetesi dhe sigurine e jetes. Per ne ka vetem nje parim, te garantojme jeten dhe pronen e qytetareve, duke goditur ata qe cenojne jeten. Ne do vendosim drejtesine, duke nxjerre para ligjit cdo zyrtar”, - siguroi deputeti socialist ne Shkoder.

Kodheli dhe Shalsi: Qeveria rrenoi ekonomine, deshtoi me privatizimet

Dy deputetet e Partise Socialiste, Mimi Kodheli dhe Eduard Shalsi, te pranishem ne prezantimin e programit “Per nje rilindje shqiptare” ne qytetin e Shkodres, u ndalen tek ekonomia dhe privatizimet ne vend. Kodheli akuzoi qeverine se nuk i mbajti premtimet per uljen e papunesise kater vite me pare. Duke premtuar se perballe kesaj situate, PS do te hape 300 mije vende te reja pune. “Nje nga premtimet kryesore qe qeveria beri ne vitin 2008, ishte se ajo u zotua qe brenda 5 viteve do te ulte papunesine ne 50%. Por qe nga ajo kohe jo vetem nuk eshte ulur, por eshte rritur. Sot ka rritur borxhin mbi 60%. Premtoi uljen e papunesise, por sot te papunet jane 1 milion shqiptare. Ne premtojme 300 mije vende te reja pune, taksimi i drejte per 95 % te qytetareve do jete clirim dhe me shume para per kursim dhe investime”, - premtoi Kodheli. Ndersa Eduard Shalsi, siguroi se PS do te rishikoje cdo privatizim te bere nga qeveria Berisha dhe se opozita do te zbatoje nje strategji te leverdishme per shqiptaret dhe jo zyrtaret ne sektorin e minierave dhe energjise ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›