Berisha në Durrës, bashkëbisedim me të rinjtë
DURRËS-Kryeministri Sali Berisha është ndalur sot në Durrës, në një bashkëbisedim me studentë, të rinj e të reja. Takimi vjen pak ditë para ditës së Rinisë, 8 dhjetorit, që sipas kreut të qeverisë duhet të nderohet si i takon.
Shqiptarët ishin projektuar të rrinin në fatin e tyre, nuk kishte komb që hyri në vitin 90 më fatkeq se kombin tonë, në një varfëri dhe shtypje ekstre- tha Berisha, duke iu drejtuar të rinjve.
Ai vlerësoi se viti 1990 ishte më përcaktuesi për Shqipërinë. Në këto rrethana unë dua tu rrëfej një të vërtetë personale., ndonëse i vendosur ti kundërvihem regjimit, kisha nisur shkrimet dhe qëndrimet e mia, por nuk kisha besuar se do të shihja një ditë të lirë, ne ishim në izolim të plotë. Këtë perde të rëndë e çorrën moshatarët tuaj, studentët e dhjetorit të 90-ës- tha ai.
