E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Twitter: Berisha flet për model suksesi imagjinar

TIRANË- Pas deklaratës së kryeministrit Berisha në Gjermani, vjen edhe reagimi i kryesocialistit Rama. Nga Twitteri, Rama ka deklaruar se Berisha flet për një model suksesi imagjinar, duke e bërë vendin tonë qesharak përpara botës, sic tha ia.

“Kryeministri vijon ta bëjë qesharak vendin tonë duke eksportuar jashtë shtetit fjalimet e tij groteske për ekonominë. Turp i pamerituar për Shqipërinë! Flet në mes të Gjermanisë për 18% rritje ekonomike e për një model suksesi imagjinar, që e bën Shqipërinë të duket si s'ka më keq nëpër botë”, komenton Rama.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›