Thaci: Takimi me Tadic, vetëm për njohje
PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi ka ritheksuar gatishmërinë për t’u takuar me Presidentin e Serbisë, Boris Tadic, duke thënë se në një rast të tillë, në axhendë të takimit do të ishte vetëm njohja e Kosovës.
Kreu i shtetit serb, gjatë qëndrimit në Bosnjë, të premten, është shprehur pozitivisht për një takim me Thaçin duke thënë se do të merrte pjesë në takim nëse aty do të bisedohej për zgjidhjen e problemeve, e jo për promovimin e shtetësisë së Kosovës.
Për më tepër, Tadic ka thënë se në takimin eventual me Thaçin do të diskutonte për planin e tij katërpikësh që parasheh status special për veriun ose për ndonjë plan tjetër.
Por, në një prononcim për Express, Thaçi ka thënë se në një takim me shefin e shtetit serb do të diskutonte vetëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Në takimin e mundshëm me Presidentin Tadic, unë e kam vetëm një pikë të diskutimit - njohjen reciproke, të tjerat janë çështje që mund të rregullohen me raporte ndërshtetërore, sikur me të gjitha vendet fqinje”, ka thënë Thaçi.
“Takimi ynë nuk do të duhej të kuptohej si betejë për ta mundur njëri-tjetrin, Kosova Serbinë, ose e kundërta, sepse kjo betejë është mbyllur në qershor të vitit 1999 dhe rezultatin e di e gjithë bota. Ky takim eventual mund t’i shërbejë të ardhmes më të mirë të popujve dhe shteteve tona”.
Mundësia e një takimi Thaçi-Tadic është aktualizuar ditëve të fundit pas deklarimeve të kreut të Qeverisë së Kosovës se nuk ka ndonjë problem ta takojë Tadicin, pasi takime me të ka pasur edhe gjatë bisedimeve për statusin në Vjenë.
Analistët vlerësojnë se një takim i tillë është vështirë të ndodhë para zgjedhjeve në Serbi.
(ma.ar/telegrafi/BalkanWeb)