E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni, kërkohet lirimi i Julia Timosheknos

Presidenti i Ukrainës, Bronisllav Komorovski, ka kërkuar nga Ukraina që të liroj ish kryeministren Julia Timoshenko nga burgu.

Timoshenko ishte dënuar me shtatë vjet burg, muajin e kaluar, me akuza për keqpërdorim të detyrës.

Këtë proces Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar duke e cilësuar si të motivuar politikisht.

Presidenti i Polonisë, Bronisllav Komorovski, gjatë vizitës në Ukrainë, tha se burgosja e Timoshenkos, do të vazhdoj t`i dëmtoj perspektivat e Ukrainës, për arritjen e marrëveshjes për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, ka shprehur përkushtim, që ish kryeministrja Timoshenko, e cila ishte e sëmurë në burg, të vizitohet në spital.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›